Një ditë intensive diskutimesh në Berlin në grupin e punës të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor të organizuar nga Aspen Institute, ku përfaqësues nga qeveritë e rajonit, Gjermanisë, Francës dhe shoqëria civile u mblodhën për tre sesione bashkëbisedimi.
Diskutimet u përqendruan në çështje të rëndësishme si ndikimi i aktorëve të jashtëm, bashkëpunimi e stabiliteti rajonal dhe procesi i zgjerimit të BE-së.
Dita u përmbyll me panelin e hapur “Pajtimi në Ballkanin Perëndimor dhe Procesi i Zgjerimit të BE-së”, i cili kishte për qëllim nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit në rajonin tonë.
Gjithashtu, ky aktivitet ishte një mundësi e mirë për të intensifikuar marrëdhëniet me kolegët nga rajoni, znj. Liza Gashi, znj. Snežana Radović, z. Josip Brkić, z. Vasko Grkov si dhe z. Niels von Redecker, drejtor i Departamentit të Ballkanit Perëndimor në Ministrin e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, z. René Troccaz i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Qeverisë Franceze, anëtarë të Bundestag dhe përfaqësues të shoqërisë civile.