Në përkujtim të përvjetorit të emërtimit të shkollës gjermane në Berlin, e cila prej një dekade mban emrin e shqiptarit Refik Veseli, u organizuan dy panele diskutimi me familjen Veseli, familjen Mandil dhe Yad Vashem, ku u tregua historia e jashtëzakonshme e shpëtimit nga Refik Veseli të familjes hebreje Mandil.