Në kuadër të Konferencës ‘Diaspora Flet’, që u mbajt në Këln, Gjermani, ku mori pjesë edhe Ambasadorja e Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, si dhe Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Diasporës, znj. Ermonela Xhafa, u realizua shprëndarja e teksteve të gjuhës shqipe tek mësuesit në Landin e Nordrhein-Westfalen (NRW) për fëmijët shqiptarë në diasporë.
U realizuan takime të posaçme, me grupe pune, me mësuesit e gjuhës shqipe në Landin e NRW, një nga landet ku bashkëpunimi, shumëllojshmëria dhe ofrimi i mësimit të gjuhës shqipe është për t’u marrë shembull.
Një bisedë u zhvillua edhe me Prof.Dr. Tonin Gjuraj Rektori i Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ në Shkodër, si dhe me Prof. Asoc. Dr. Valbona Karakaçi, për mundësinë e trajnimit të mësuesve të mësimit të shqipes në diasporë dhe për bërjen e programeve të dedikuara për Gjermaninë, sëbashku me KASH dhe me të gjitha shoqatat e mësuesve të NRW.
NRW është një Land me një rrjet të zgjeruar dhe të mirë-organizuar me mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.
Falenderojmë mësueset e gjuhës shqipe në diasporë dhe i shprehim mbështetjen tonë të pakufizuar.




