Më 9 prill 2026, Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, priti në takim Presidentin e Parlamentit të Landit të Saksonisë-Anhalt, z. Gunnar Schellenberger.
Në qendër të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Bundestagut, si edhe zgjerimi i shkëmbimeve me parlamentet e Landeve gjermane. Gjithashtu thellimi i bashkëpunimit ekonomik ndër-rajonal, veçanërisht në sektorët e energjisë, teknologjisë së informacionit, arsimit, formimit profesional dhe kulturës, si edhe rritja e investimeve gjermane në Shqipëri ishin në fokus të bisedës.




