Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Festivalin e Filmit Shqiptar “Fly Like an Eagle”, nga data 7 deri më 13 maj 2026, në kinemanë prestigjoze historike Babylon në Berlin.
Hapja e Festivalit:
Data: 7 maj | Ora 19:30
Vendi: Kinema Babylon (Rosa-Luxemburg-Straße 30, 10178 Berlin): Shfaqja e filmit: “Vdekja e Kalit”
I ftuar special: Timo Flloko, një nga aktorët më të shquar të kinemasë shqiptare.
Pas shfaqjes së filmit do të zhvillohet një bisedë e të madhit Timo Flloko me publikun, e moderuar nga regjisorja Odeta Çunaj.
Bileta për natën e hapjes:
Për më shumë informacion:
Programi i plotë i festivalit do të publikohet së shpejti.
Kurator i programit: Elson Zguri
Festivali sjell një përzgjedhje të veçantë filmash që pasqyrojnë historinë e pasur dhe zhvillimin e kinematografisë shqiptare ndër vite, duke krijuar një dialog mes trashëgimisë filmike dhe krijimtarisë bashkëkohore.
Ky festival mundësohet me mbështetjen e Ambasadës së Shqipërisë në Berlin, Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit të Shqipërisë, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.
Ju mirëpresim të ndani me ne këtë përvojë të veçantë kinematografike.



