Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha u takua më 1 maj 2026 me përfaqësues të delegacionit të biznesit, nga landi i Baden -Wūrttemberg, ku u diskutua mbi forcimin e partneritetit ekonomik Shqipëri–Gjermani, si shtysë drejt Integrimit Evropian.
Postimi i plotë i Ministrit Ferit Hoxha në X:
Nuk ishte vetëm një kënaqësi, por një moment vërtet frymëzues dhe angazhues takimi i sotëm me delegacionin e Baden Baden Business Talks gjatë vizitës së tyre në Tiranë, në kuadër të një shkëmbimi mendimesh të vlefshëm dhe stimulues.
Ky takim përbëri një mundësi të shkëlqyer për të prezantuar Shqipërinë, vrullin e saj të qëndrueshëm zhvillimor, ecurinë aktuale të procesit të integrimit në BE, si dhe kontekstin më të gjerë evropian dhe global që po formëson perspektivën tonë.
Gjithashtu, ai shërbeu për të forcuar më tej partneritetin ekonomik me Gjermaninë dhe komunitetin e saj të biznesit, duke hapur rrugë për mundësi të reja në fushat e investimeve, tregtisë dhe bashkëpunimit.
Rruga e integrimit evropian të Shqipërisë vijon të rrisë ndjeshëm tërheqjen e saj si një destinacion i besueshëm dhe konkurrues për investime U theksua se investimi në Shqipëri sot nënkupton pozicionim të hershëm në një ekonomi të ardhshme anëtare të Bashkimit Evropian, me potencial të konsiderueshëm në sektorë kyç.
Shprehim gatishmërinë për ta thelluar këtë angazhim dhe për ta konkretizuar atë në partneritete dhe investime që sjellin përfitime të ndërsjella.
Në bashkëpunim të ngushtë nuk ka humbës, por vetëm sukses të përbashkët.





