Më 11 maj 2026, u mbajt një takim i hapur dhe domethënës i Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi me Sekretarin e Përgjithshëm të RYCO z. Vladimir Obradoviç, Zv. Sekretarin e Përgjithshëm z. Kreshnik Loka dhe të Ngarkuarën me Punë të Malit të Zi, znj. Dijana Tući.
U theksua se bashkëpunimi rinor, pajtimi dhe ndërlidhja rajonale mbeten shtylla thelbësore për të ardhmen europiane të Ballkanit Perëndimor.



