Në kuadrin e vizitës në Berlin me ftesë të komunitetit gjerman të biznesit, më 17 qershor 2026, Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, zhvilloi një takim me Ministren Federale të Çështjeve Ekonomike dhe Energjisë së Gjermanisë, Katherina Reiche.
Në fokus të takimit ishte forcimi i mëtejshëm i partneritetit ekonomik mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, si edhe qasja e BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor si një horizont i ri investimesh për sipërmarrjet europiane.



