Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Niko Peleshi, zhvilloi një vizitë në Landin e Saksonisë-Anhalt, Gjermani, me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Landit, z. Gunnar Schellenberger.
Zyrtarët diskutuan mbi forcimin e bashkëpunimit parlamentar, mbështetjen e marrëdhënieve mes institucioneve dhe nxitjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fushat e ekonomisë, arsimit, kulturës dhe teknologjisë.
U vlerësua edhe potenciali që ofrojnë qytete si Korça për zgjerimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, veçanërisht përmes arsimit, kulturës, inovacionit dhe lidhjeve mes qeverisjes, institucioneve vendore dhe komuniteteve.
Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, si edhe për kontributin e saj në avancimin e reformave demokratizuese dhe integruese.
Bashkëpunimi intensiv me parlamentet e landeve, në vijim të partneritetit të shkëlqyer me Bundestagun, pasuron marrëdhëniet mes dy vendeve tona, afron institucionet, bizneset dhe qytetarët dhe krijon një bazë edhe më të fortë për partneritetin shqiptaro-gjerman.




