Më 18 shtator 2026, Drejtoresha e Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë, znj. Adela Demetja, zhvilloi një vizitë në Saksoni-Anhalt, Gjermani, me ftesë të Dr. Gunnar Schellenberger, President i Parlamentit të Landit të Saksoni-Anhaltit dhe Ambasadores së Shqipërisë në Berlin, znj. Adia Sakiqi.
U zhvilluan takime në Kunstmuseum Moritzburg Halle (Saale), me znj. Anke Dornbach, Zv. Drejtore dhe përgjegjëse për koleksionet; në Kunsthalle “Talstrasse”, me Drejtorin, z. Matthias Rataiczyk; si dhe në Stiftung Bauhaus Dessau, ku delegacioni u prit nga Drejtorja, Dr. Barbara Steiner dhe Dr. Andreas Butter.
Gjatë takimeve me përfaqësues të muzeve dhe institucioneve të artit në Halle dhe Dessau, u krijua mundësia për shkëmbimin e përvojave, krijimin e kontakteve të reja profesionale dhe diskutimin e mundësive për bashkëpunime të ardhshme mes institucioneve kulturore të Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe në veçanti për forcimin e lidhjeve ndërmjet Galerisë Kombëtare të Arteve dhe institucioneve kulturore në Saksoni-Anhalt.




