Më shumë se 110 persona, miq dhe dashamirës gjermane të Shqipërisë, por dhe shqiptare të diasporës morën pjesë në eventin e djeshëm prezantues për Shqipërinë organizuar nga Europa Union Geilenkirchen. Sh.T. Z. Ambasador i Shqipërisë në Gjermani Artur Kuko dhe Konsullja e Nderit e Shqipërisë në Gjermani (NRW), Znj. Anduena Stephan, prezantuan Shqipërinë, historinë e saj, kulturën, aspektet demografike dhe ekonomike. Një film i shkurtër mbi Shqipërinë si destinacion turistik i mrekullueshëm mbylli këtë prezantim të vecantë.Është kënaqësi e jashtëzakonshme për çdo shqiptar, kur zgjon kuriozitet dhe interes në palën gjermane për të mësuar mbi historinë dhe kulturën tonë, kur shikon vëmendjen që ata i kushtojnë zhvillimeve të fundit në Shqipëri e më gjërë, kur gjen mirësi dhe gadishmëri nga miq gjermane për të mbështetur sa më shumë bashkëkombësit tanë. Performanca e mrekullueshme e 10-vjecares Deborah Berliku, në violinë, vajza e violinistes shqiptare nga Essen, Elda Teqja dhe mbesa e drejtuesit të orkestrës sinfonike të TOB, të madhit Rifat Teqja, nën shoqërimin e bashkëmoshatarit të saj Michael Koschewatsky në piano i dhanë një start sa delikat aq dhe kuptimplotë kësaj mbrëmje me miq tepër të vecantë. Deborah është fituese e çmimit të parë “Jugend musiziert“ in Essen për katër vite me rradhë. Prof. Gerd Wassenberg, Kryetari i Bordit të Europa Union NRW – Geilenkirchen u shpreh se “paragjykimet thyhen, kur palët dialogojnë dhe kanë mundësi të tregojnë historinë dhe kulturën e tyre. Shqiptarët në antikitet kishin akademi e amfiteatre, tregje dhe rrugë tregtare strategjike në një kohë që në Gjermani njerëzit ende mbanin mbi kurriz „zhguna“. Edhe sot në Geilenkirchen, shqiptarët që jetojne aty dhe përreth njihen si njerez të punës, janë të respektuar dhe të mirëintegruar!” Një prezantim dinjitoz i guzhinës shqiptare organizuar nga z. Arjan Beluli, Aachen, shoqëruar me verën e Kantines Arbëri i dhanë tonet e fundit shqiptare një mbrëmje të jashtëzakonshme.Faleminderit të gjithëve, që ishit të pranishem në këtë event dhe të gjithëve që e bënë të mundur atë.
Newsroom
Një mikpritje impresionuese me ftesë të Europa Union – Geilenkirchen: Shqipëria është dashuria e re mesdhetare në Geilenkirchen