Vizitë e nivelit të lartë në Kiel: Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, (djathtas) ka zhvilluar, sot me 7 nëntor 2016, një vizitë zyrtare në landin e Schleswig Holstein. Delegacioni i kryesuar nga z. Meta zhvilloi takime me Kryeministrin e landit, z. Torsten Albig, Kryetarin e Landtagut, z. Klaus Schlie, me Këshillin e të Urtëve, si dhe me drejtues të Universitetit të Kielit. Tematikat e bisedimeve u përqëndruan në rritjen e bashkëpunimit në çështjet ekonomike, zhvillimin e turizmit dhe promovimin e takimeve rinore.
Kjo është vizita e parë e një Kryetari të Parlamentit të Shqipërisë në landin e Schleswig-Holstein.
Newsroom
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta i ftuar në Landin e Schleswig Holstein