Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, znj. Elisa Spiropali, merr pjesë në Konferencën e nivelit të lartë për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin, bashkëorganizuar nga Presidenti i Republikës Federale Gjermane, z. Olaf Scholz dhe Presidenti i Ukrainës, z. Volodymyr Zelenskyy.
Ministrja mbajti një fjalë në emër të qeverisë shqiptare, e cila do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në luftën e saj të drejtë për çlirim, si edhe do të kontribuojë në projektet e rimëkëmbjes së pasluftës.