SHËRBIME KONSULLORE
Shtetësia shqiptare:
– Fitimi i shtetësisë
– Rifitimi i shtetësisë
– Lënia e shtetësisë
VEPRIMET E GJENDJES CIVILE:
– Lindjet
– Martesat
– Raste vdekjesh
– Pasaportat dhe Kartat ID
– Leje Kalimi
– Prokurat
Tarifat për shërbimet konsullore
Llogaria bankare për shërbimet konsullore
Informacione udhëtimi për shtetas shqiptarë
Udhëtimi në vende të ndryshme
Lëvizja e lirë në vëndet e hapësirës Schengen
Informacione udhëtimi për shtetas të huaj
Shtetasit që mund të hyjnë në Shqipëri pa viza
Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit që hyjnë në Shqipëri pa viza
Ku mund të aplikohet për vizë për Shqipëri
Formulari i aplikimit për vizë shqiptare
FITIMI I SHTETËSISË
Për të marrë këtë shërbim konsullor ju duhet të aplikoni në e-albania.al duke zgjedhur shërbimin e kërkuar dhe në vijim konsulli do t’ju udhëzojë mbi procedurën dhe do t’ju japë një datë dhe orë takimi për t’u paraqitur në sektorin konsullor të ambasadës.
A) Fitimi i shtetësisë me lindje
Çdo fëmijë që lind jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare e fiton vetiu shtetësinë shqiptare.
Prindërit e fëmijës duhet të paraqiten në ambasadë për deklarimin e lindjes së fëmijës me dokumentet e nevojshme:
– Certifikatën e lindjes së fëmijës;
– Deklaratën e prindit jo shqiptar për pëlqimin e tij që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare.
Të dy këta dokumente duhet të jenë të vertetuar nga autoriteti kompetent i vendit përkatës
B) Fitimi i shtetësisë me natyralizim
Fitimi i shtetësisë me natyralizim bëhet kur i huaji plotëson kushtet e përcaktuara nga ligji për shtetësinë shqiptare:
- Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;
- Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet;
- Të ketë banesë dhe të disponoje të ardhura të mjaftueshme;
- Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtime nga ky rregull bëhen në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike.
- Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjuhës shqipe;
- Me marrjen e shtetësisë të mos preket siguria dhe mbrojtja e Republikës së Shqipërisë.
Shënim:Republika e Shqipërisë lejon dyshtetësinë, pra për të fituar shtetësinë shqiptare të huajt nuk janë të detyruar të lënë shtetësinë/shtetësitë e vendeve nga vijnë.
Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natyralizim:
- Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kjo kërkesë duhet të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësi), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm dhe adresën ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij si dhe arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesi;
- Mendimi me shkrim i nëpunësit që pranon dokumentet për nivelin e njohurive të gjuhës shqipe;
- Certifikata e lindjes, origjinale dhe e legalizuar në ambasadë;
- Leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë sipas kritereve të ligjit për shtetësinë (fotokopje e noteruar), nëse banon në Shqipëri;
- Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qira të banesës (fotokopje e noteruar);
- Kontrata e punës për të punësuarit ose vërtetimi nga zyra e tatimeve për të vetpunësuarit ose investitorët (fotokopje e noteruar);
- Dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noteruar);
- Dëshmia e penalitetit e marrë në vendin e origjinës dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur qëndrim legal për gjashtë muajt e fundit;
- Dokumenti që vërteton qenien azilant, nëse është i tillë (fotokopje e noteruar);
- Mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore për sjelljen dhe qëndrimin e kërkuesit, nëse banon në Republikën e Shqipërisë;
- Fotografia e aplikuesit, tre copë ( në rast se ka fëmijë të mitur, fotografi për secilin prej tyre);
- Certifikata (kur është e nevojshme) për të vërtetuar origjinën shqiptare të kërkuesit, deri në dy shkallë, qoftë dhe nga njëri prind.
Tarifa për veprimet me shtetësinë nëpërmjet ambasadës
Për shërbimet që do të kryhen, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore dhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme.
– Rifitimi i shtetësisë
RIFITIMI I SHTETËSISË
Shtetasit që duan të aplikojnë për këtë shërbim mund të vizitojnë portalin e-albania pa u regjistruar/log-uar.
Në vijim aplikuesi do të kontaktohet për sqarime dhe caktim të një date/orari për një takim në sektorin konsullor të Ambasadës.
RIFITIMI I SHTETËSISË NGA PERSONI, QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE PËR SHKAK TË PREMTIMIT TË FITIMIT TË NJË SHTETËSIE TJETËR
PERSONI E RIFITON SHTETËSINË SHQIPTARE NË QOFTË SE NUK KA FITUAR SHTETËSINË E PREMTUAR, SI DHE PERSONAT QË JETOJNË NË SHTETET KU LEJOHET DY OSE MË SHUMË SHTETESIA.
1. PËR ISH-SHTETASIN SHQIPTAR, QË NUK KA FITUAR SHTETËSI TJETËR, PËR RIFITIM TË SHTETËSISË SHQIPTARE
Dokumentacioni i nevojshëm:
NGA KONSULLI
1. Çertifikata e lindjes
2. Çertifikata familjare
3. Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor
4. Çertifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi
NGA APLIKANTI
1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU)
2. Deklarata noteriale e çdo aplikuesi madhor, ku deklarohet se nuk ka fituar shtetësi tjetër dhe se aktualisht është person pa shtetësi
3. Fotografia e aplikuesit (3 copë) (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre)
4. Mandat pagesa
2. PËR ISH-SHTETASIN SHQIPTAR QË KA HEQUR DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE DHE KA FITUAR NJË SHTETËSI TJETËR
Dokumentacioni i nevojshëm:
NGA KONSULLI
1. Çertifikatë lindjeje
2. Çertifikatë familjare
NGA APLIKANTI
1. Kërkesa e të interesuarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë (SHKARKO FORMATIN KËTU)
2. Dëshmi penaliteti e lëshuar në vendin e shtetësisë tjetër që ka aplikanti (apostiluar/legalizuar dhe përkthyer në gjuhën shqipe)
3. *Dokument i cili vërteton heqjen dorë nga shtetësia shqiptare (Fotokopje e dekretit të Presidentit, njehësuar me orgjinalin ose shkresë nga Institucioni i Presidentit të Republikës mbi heqjen dorë nga shtetësia shqiptare)
4. Fotografia e aplikuesit (3 copë) (në rast se ka fëmijë nën moshën 14 vjeç, fotografi për secilin prej tyre)
5. Mandat pagesa
6.Vërtetim i gjendjes gjyqësore të lëshuar në Republikën e Shqipërisë.
7.Kopje e noterizuar e dokumentit te identitetit gjerman, e apostiluar, përkthyer dhe noterizuar në gjuhën shqipe
Tarifa për këtë shërbim:
Për shërbimin që do të kryhet, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore dhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme
– Lënia e shtetësisë (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/lenia-e-shtetesise)
LËNIA E SHTETËSISË
LËNIA E SHTETËSISË SHQIPTARE
Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, ndërsa përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.
AUTORITETET QË PRANOJNË KËRKESËN PËR LËNIEN E SHTETËSISË SHQIPTARE
Kërkesa për lënien e shtetësisë mund të bëhet:
1-direkt në Komisariatin e Policisë në Shqipëri, aplikimi online në portalin e-Albania, “Kërkesë për lënie shtetësie“, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9635
2-direkt nëpërmjet Ambasadës ose Konsullatës, aplikimi online në portalin e-Albania, “Aplikim për lënie shtetësie shqiptare“, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9764
DOKUMENTAT E NEVOJSHME PËR HEQJEN DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE
LETËR DREJTUAR INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
Letra duhet të permbajë të dhënat e plota të aplikuesit, adresën e saktë të vendbanimit të tij, arsyen e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare dhe ta nënshkruani.
Për fëmijët në moshën 0-14 vjec, prindëri/it duhet të shkruajnë një letër të tillë, duke e nënshkruar ata.
Për fëmijët mbi moshën 14 vjeç duhet të shkruhet, gjithashtu, një letër e tillë, por ata duhet ta nëshkruajnë/firmosin vetë letrën.
KËRKESË DREJTUAR INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT PËR HEQJEN DORË NGA SHTETËSIA SHQIPTARE
VËRTETIMET/DOKUMENTAT QË NXIRREN NGA INSTITUCIONET SHQIPTARE:
1-Çertifikatë Personale– nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=38
2-Çertifikatë familjare– nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=1048&cat_id=1048
3-Vërtetim/Çertifikatë e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)– nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13259
4- Vërtetim i detyrimeve Përmbarimore (Vërtetim Përmbarimi) – nxirret në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=12573
5- Vërtetim Likujditetesh– merret në Zyrën Përmbarimore në Shqipëri dhe duhet të dëshmojë që keni likuiduar të gjitha detyrimet financiare ndaj bashkëshortit/bashkëshortes, fëmijëve, prindërve apo personave nën kujdestari.
6- Vërtetim nga Gjykata e Rrethit në Shqipëri, që nuk ka procese gjykimi në proces.
7-Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit në Shqipëri, që nuk ka hetime në proces.
VËRTETIMET/DOKUMENTAT QË NXIRREN NGA INSTITUCIONET GJERMANE:
1- Premtim i shtetësisë gjermane(Einbürgerungszusicherung), duhet vulosur me vulë Apostile nga autoritetet gjermane (Bezirksregierung ose Regierungspräsidium ose Landesverwaltungsamt
https://www.auswaertiges-amt.de/de/service/fragenkatalog-node/-/606802
2- Vërtetim i zgjeruar vendbanimin(Erweiterte Meldebescheinigung), duhet vulosur me vulë Apostile nga autoritetet gjermane (Bezirksregierung ose Regierungspräsidium ose Landesverwaltungsamt
https://www.auswaertiges-amt.de/de/service/fragenkatalog-node/-/606802
Të dyja këto dokumente duhet të përkthehen në gjuhën shqipe, nga përkthyes zyrtar në Gjermani. Përkthimi duhet të ketë gjithashtu vulë apostile, siç kanë dhe dokumentet gjermane.
Lutemi, pasi të keni marrë vulën apostile dhe të keni bërë përkthimin, të bëni tek e portali e-Albania edhe dy aplikime të tjera tek rubrika “Përkthim dokumenti” ku do ngarkoni secilin nga dokumentet gjermane, pasi konsulli do të kryejë më pas procedurën e certifikimit të tyre.
Lënia e shtetësisë kur kërkohet edhe për fëmijën (bashkë me prindërin/it), duhet patur parasysh dokumentat sa vijon:
A-Për fëmijët e moshës 14-18 vjeç, nevojiten të gjitha dokumentat e plota, siç kërkohen edhe për një shtetas të rritur mbi moshën18 vjeç.
Shtesë, gjithashtu, kërkohet edhe “Deklarata Noteriale” e nënshkurar nga të dy prindërit.
B-Për fëmijët e moshës 0-14 vjeç (pra që nuk i ka mbushur ende 14 vjeç), kërkohen këto dokumenta:
1-Premtimi shtetësisë gjermane (Einbürgerungszusicherung);
2-Letër e prindërve drejtuar Presidentit të Republikës, ku kërkohet heqjen e shtetësisë për fëmijën;
3-Çertifikatë lindje shqiptare;
4-Deklarata Noteriale– e nënshkurar nga të dy prindërit.
UDHËZIME:
“Deklarata Noteriale” nënshkruhet nga të dy prindërit, me anë të cilës japin pëlqimin e tyre për lënien e shtetësisë shqiptare të fëmijes së tyre minoren.
1-Deklarata Noteriale mund të bëhet në Ambasadë ose Konsullatë, duke bërë aplikimin për “Deklaratë Noteriale” në portalin e-Albania, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9784
2-Deklarata Noterialemund të bëhet pranë një noteri shqiptar ose një noteri gjerman. Deklarata e bërë pranë një Noteri gjerman duhet të pajiset me vulë Apostile dhe e përkthyer në gjuhën shqipe.
Unifikimi i Gjendjes Civile:
Shtetasit që janë të martuar jashtë territorit të Shqipërise, p.sh. në Gjermani duhet që gjendja civile (beqar, i martuar apo divorcuar) të jetë e njëjtë në të dyja vendet, pasi nëse nuk është e njësuar/unifikuar, nuk hiqet shtetësia shqiptare. p.sh. Nëse në Gjermani jeni i martuar, duhet të dergoni në Shqiperi, pranë Zyrës së Gjendjes Civile, Certifikatën e Martesës të pajisur me Vulë Apostille që të mundësohet regjistrimi i martesës dhe të ndryshojë statusi i gjendjes Civile në Shqiperi nga “beqar” në “i martuar”.
– Fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jenë paraprakisht të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri;
– Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, aplikimit i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.
SQARIME:
–Dokumentet që merren në Institucionet përkatëse në Shqipëri nukkanë nevojë për vulë apostile dhe as nuk duhen përkthyer;
– Vërtetimet/dokumentat të cilat merren nga Institucionet shqiptare në Shqipëri, duhet të jenë me të dy mbiemrat (me mbiemrin e vajzërisë dhe me mbiemrin pas martese);
– Fëmija nën moshën 18 vjeç nuk mund të bëjë kërkesë për heqjen e shtetësisë shqiptare vetëm, por duhet që kërkesa e tij të jetë e shoqëruar bashkë me kërkesën e të paktës njërit prind;
– Dokumentat e marra në Gjermani (Einbürgerungszusicherung; Erweiterte Meldebescheinigung) pranohen sipas afatit të vlefshmërisë që përmban vetë dokumenti (por jo me shumë se 2 vjet);
-Dokumentat që merren nga Institucionet shqiptare, nuk duhet të jenë më të vjetra se 3 (tre) muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit të dokumenteve nga Ambasada apo Konsullata;
-Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen dhe të jenë në origjinal dhe një kopje e tyre;
– Kohëzgjatja e procedurës nga dorëzimi i dokumentave deri ne daljen e dekretit te Presidentit varion nga 6 – 8 muaj.
PËRFUNDIMI I PROCEDURËS:
-Zyra e Presidencës e përcjell konfirmimin e dekretit për lënien e shtetësisë shqiptare drejtpërdrejt tek i interesuari në adresën e dhënë prej tij në Gjermani. Ky veprim shënon edhe përfundimin e procedurës.
-Lidhur me konfirmimin e lënies së shtetësisë, nga autoritetet gjermane shpesh kërkohet një vërtetim nga Ambasada ose Konsullata. Për këtë duhet që të bëhet kërkesa në Ambasadë ose Konsullatë, duke paraqitur:
– Kopjen e dokumentit/vërtetimit të marrë nga Zyra e Presidencës;
– Kopjen e pasaportës shqiptare ose kartës ID;
– Tarifë konsullore prej 30€;
– Zarfi me kthim të paguar dhe me adresën e marrësit në të.
- VEPRIMET E GJENDJES CIVILE:
- Lindjet (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/regjistrimi-i-femijeve-ne-regjistrin-e-gjendjes-civile-te-shqiperise)
REGJISTRIMI I FËMIJËVE NË REGJISTRIN E GJENDJES CIVILE TË SHQIPËRISË
KENI DY MËNYRA PËR TË BËRË REGJISTRIMIN E FËMIJËS NË ZYRËN E GJENDJES CIVILE NË SHQIPËRI.
MËNYRA E PARË – Regjistrimi nga prindërit ose personi i autorizuar
Ju mund ta bëni vetë regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri ose nëpërmjet një personi të autorizuar nga ana juaj në Shqipëri.
Për këtë procedurë duhet të ndiqni hapat si vijon:
- Certifikatë origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), duhet ta pajisni me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
- kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
- Njëri nga prindërit ose personi i autorizuar nga ana juaj duhet të depozitojë në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri “certifikatën origjinal të lindjes”, me vulë apostille dhe të përkthyer nga një përkthyes zyrtar në Shqipëri (përkthimi i bërë në gjermani nuk është i vlefshëm).
Personi i autorizuar nga ana juaj duhet të jetë i pajisur me prokurë të posaçme, të cilën e bëni si vijon:
a- Pranë një noteri gjerman (Vollmacht).
Pastaj prokurën e bërë tek noteri duhet ta pajisni me vulë apostile (ApostilleStempel), e cila merret në Landsgericht (ose pranë Gjykatës ku noteri gjerman, i cili ka përpiluar prokurën, ka depozituar firmën dhe vulën e tij);
b- Pranë Përfaqësisë Diplomatike duke bërë aplikimin tek www.e-albania.al, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783
– Prokura e bërë në Përfaqësinë Diplomatike nuk ka nevojë për vulën apostile.
Për të bërë prokurën kërkohet prezenca e shtetasit/ve në Përfaqësinë diplomatike, sipas takimit të caktuar pas aplikimit, për të firmosur prokurën.
MËNYRA E DYTË – Regjistrimi nëpërmjet Konsullatës
Ju mund të bëni, nëpërmjet Përfaqësisë Diplomatike, regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri.
Për këtë nevojitet sa vijon:
Duhet të bëni “Aplikimi për regjistrim fëmije”
KLIKO Website www.e-albania.al
– Fillo Procedurën “REGJISTROHU”
– Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar”
– Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
– Kliko tek “Aplikimi për regjistrim fëmije”
– Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me e-mail për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
Linku direkt i aplikimit:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9767
Po ashtu, duhet të bëni edhe “Aplikim për përkthim dokumenti”
KLIKO Website www.e-albania.al
– Fillo Procedurën “REGJISTROHU”
– Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar”
– Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
– Kliko tek “Aplikimi për përkthim dokumenti”
– Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me e-mail për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
Linku direkt i aplikimit
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9774
PASTAJ DUHET TË NDIQNI HAPAT SI VIJON:
Dërgoni me postë në Konsullatë:
- Certifikatën origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), e cila duhet pajisur me parë me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
- kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare);
- letër e shkruar me dorë ose në kompjuter, ku të theksoni se kërkoni regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri;
- faturën e pagesës 20€ (shihni llogarinë më poshtë)
Pagesa 20 euro është kostoja e përkthimit të “certifikatës së lindjes” (vërtetim/ (vërtetim/certifikim përkthimi).
Këtë pagesë duhet ta kryeni në llogarinë si vijon:
ALBANISCHES GENERALKONSULAT
IBAN: DE20701500001004495725
BIC: SSKMDEMMXXX
Verwendungszweck: (emër/mbiemër-përkthim certifikate)
Shënim:
– Praktika për regjistrimin e fëmijës nëpërmjet Konsullatës kërkon rreth 3 muaj.
– Konsullata nuk mban përgjegjësi, në rast se dokumentacioni (certifikata e lindjes) gjatë transportit me postë humbet apo dëmtohet.
- Martesat (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/martesat)
MARTESAT
Për të marrë këtë shërbim konsullor ju duhet të aplikoni në e-albania.al duke zgjedhur shërbimin e kërkuar dhe në vijim konsulli do t’ju udhëzojë mbi procedurën dhe do t’ju japë një datë dhe orë takimi për t’u paraqitur në sektorin konsullor të ambasadës.
Martesat dhe regjistrimi i akteve martesore
Martesat, kur të paktën njëri nga bashkëshortët e ardhshëm është me shtetësi shqiptare e me qëndrim të rregullt në Gjermani, mund të lidhen në zyrën e gjendjes civile në Gjermani, në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri, ku bashkëshorti shqiptar figuron i regjistruar, ose në Ambasadën e R.Sh. në Berlin.
Martesat në zyrat e gjendjes civile në Gjermani apo kryhen vetëm kur bashkëshortët kanë qëndrim të rregullt në Gjermani.
Për martesat që do të lidhen në Shqipëri, rekomandojmë që më parë të merret kontakt me zyrën e gjendjes civile për të sqaruar më hollësisht formalitetet.
- Lidhja e martesës në Ambasadë
Dokumentacioni i nevojshëm kur bashkëshortët e ardhshëm janë me shtetësi shqiptare:
- Certifikatë për lidhje martese (marrë në gjendjen civile përkatëse në Shqipëri dhe e legalizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme Tiranë);
- Kopje e kartës së identitetit;
- Pasaportë biometrike dhe dokumente të rregullta qëndrimi në Gjermani (p.sh. leje qëndrimi).
Dokumentacioni i nevojshëm kur njëri nga bashkëshortët është i huaj:
- Leje martese e vërtetuar (beglaubigt) sipas rastit në zyrën përkatëse në Landesverwaltungsamt, Bezirksamt, Regierungspräsidium ose Polizeidirektion. Në rast se shtetasi nuk është gjerman, leja e martesës duhet të vërtetohet nga ambasada përkatëse e vendit të huaj;
- Certifikatë lindje e vërtetuar (beglaubigt) ose pajisur me vulën Apostille;
- Pasaportë gjermane ose me lejen përkatëse të qëndrimit të rregullt në Gjermani.
Dokumentet për lidhje martese kanë afat vlefshmërie deri në 3 muaj.
Paraqitja personale dhe dëshmitarët
Për lidhjen e martesës është e nevojshme prania personale e dy bashkëshortëve. Ata duhet të shoqërohen secili me nga një dëshmitar, të cilët duhet të kenë me vete dokumente identifikimi dhe të jenë me qëndrim të rregullt në Gjermani.
Lëshimi i aktit martesor
Lidhja e martesës në Ambasadë konfirmohet me aktin martesor. Tarifa e lëshimit të aktit është 30€. Kjo shumë duhet të derdhet paraprakisht në llogarinë bankare të ambasadës.
- Lidhja e martesës në Gjermani
Për dokumentacionin dhe formalitetet e tjera që kërkohen nga zyrat gjermane ju rekomandojmë të kontaktoni me to dhe të sqaroheni për procedurat. Dokumenti kryesor që kërkohet për martesat është certifikata për lidhje martesore (Ehefähigkeitszeugnis) nga zyra e gjendjes civile në Shqipëri.
Për lëshimin e certifikatës për lidhje martesore, zyra e gjendjes civile në Shqipëri kërkon dokumentet e mëposhtme të bashkëshortit/es gjerman/e:
- Çertifikatë lindje internacionale;
- Dokument që vërteton banimin në Gjermani (Erweiterte Meldebescheinigung);
Duhet të kihet parasysh që dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetra se 3 muaj.
Për marrjen e dokumenteve të nevojshme në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri shtetasi/shtetasja shqiptar/e mund të paraqitet vetë zyrën e gjendjes civile atje ose mund të autorizojë me prokurë një njeri të afërm. Ambasada nuk mund të sigurojë për ju dokumente të zyrës së gjendjes civile si certifikata, leje martese, etj.
Çdo dokument i lëshuar nga institucionet shqiptare duhet të jetë i pajisur me vulë apostille nga Ministria për Evropen dhe Punët e Jashtme në Tiranë për t’u njohur nga institucionet gjermane. Çdo dokument i lëshuar nga institucionet gjermane duhet te jete i pajisur me vule apostille nga zyrat qendrore te landit për t’u njohur nga institucionet shqiptare.
Regjistrimi i martesave në zyrat e gjendjes civile në Shqipëri
Regjistrimi i martesave të lidhura pranë zyrave gjermane të gjendjes civile mund të bëhet drejtpërdrejt prej vetë të interesuarave në zyrat përkatëse të gjendjes civile në Shqipëri. Por ky veprim mund të kryhet dhe përmes Ambasadës.
Nëse regjistrimin doni që ta bëni vetë, atëherë ju nevojitet që të apostilloni ne zyrat gjermane te landeve çertifikatëne martesës në origjinal dhe ta merrni atë me vete për tu paraqitur në zyrën përkatëse të gjendjes civile në Shqipëri. Nëse do të vendosni që regjistrimi të kryhet përmes Ambasadës, do të paraqisni certifikatën e martesës në origjinal të vërtetuar (beglaubigt) sipas rastit në zyrën përkatëse në Landesverwaltungsamt, Bezirksamt, Regierungspräsidium ose Polizeidirektion. Bashkë me certifikatën duhet të jepni edhe adresën e zyrës së gjendjes civile në Shqipëri, ku figuroni të regjistruar.
Regjistrimi i martesës nëpërmjët Ambasadës është falas
Procedura e regjistrimit nëpërmjet Ambasadës kryhet me anë të postës dhe nuk ka nevojë për paraqitje personale. Zarfi që dërgohet në ambasadë duhet të përmbajë një kërkesë të shkruar nga ju, certifikatën e martesës, dëshminë e pagesës dhe një zarf me kthim të paguar dhe me adresë në të për kthimin e certifikatës.
Kërkesë të shkruar dhe të firmosur nga ju se ku do të regjistroni martesën, certifikatën e martesës të pajisur me vulë apostile nga zyrat qendrore te landit, të përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes zyrtarë të certifikuar.
Përkthimi i certifikatës së martesës duhet të jetë i pajisur me vulë apostile.
Ambasada ju pajis me vërtetim përkthimi kundrejt shumës prej 10 euro në llogari të Ambasadës për shërbimet konsullore, për vërtetim përkthimi për certifikatën e martesës. Të gjithë dokumentacionin e mësipërm si dhe dëshminë e pagesës mund të na e nisni me postë për të proceduar me regjistrimin e martesës.
Lënia paregjistruar e martesës nuk lejon ndryshimin e gjendjes tuaj civile në Shqipëri. Për pasojë nuk mund të kryeni veprime të tjera që kanë lidhje me këtë ndryshim, si p.sh. regjistrimin e fëmijëve.
- Lidhja e martesës në Shqipëri
Dokumentet që duhet të paraqiten në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri nga shtetasi/ja gjerman/e janë:
- Certifikatë për lidhje martese (Ehefähigkeitszeugnis);
- Certifikatë lindje (Geburtsurkunde);
- Dokument që vërteton banimin në Gjermani (Meldebescheinigung).
Të gjithë dokumentet e mësipërme duhet të mos jenë më të vjetra se 3 muaj dhe duhet të jenë me vule Apostille nga zyrat e landeve gjermane
- Raste vdekjesh (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/raste-vdekjesh)
RASTE VDEKJESH
Në raste vdekjesh Ambasada ndihmon në përgatitjen e procedurave për transportimin e trupit të të ndjerit për në atdhe, por nuk merr përsipër transportin dhe shpenzimet.
Për transportin e trupit të të ndjerit për në atdhe, firma e transportit duhet të jetë e pajisur patjetër me një “vërtetim për kalimin e kufomës”, i cili përgatitet në Ambasadë.
Për përgatitjen e vërtetimit të mësipërm firma e transportit ose të afërm e të ndjerit duhet të paraqesin në Ambasadë dokumentet e mëposhtme:
- Pasaportën personale e të ndjerit. Në mungesë të pasaportës, paraqiten dokumente të tjera identifikuese, si kartë identiteti, certifikatë lindje me fotografi, patentë drejtimi automjeti;
- Dokument lëshuar nga autoritetet gjermane që vërteton se trupi i të ndjerit është i lirë për t’u transportuar (Leichenpass);
- Vërtetim vdekje (Todesbescheinigung);
- Mund të sillet edhe origjinali i certifikatës së vdekjes (Sterbeurkunde) për efekt legalizimi për tu përdorur për regjistrimin e vdekjes në Shqipëri (shih: legalizimi i dokumenteve);
- Kërkesë me shkrim për marrjen e vërtetimit të kalimit të kufirit.
Ambasada përgatit vërtetimin për kalimin e trupit brenda ditës së mbërritjes këtu të dokumentacionit të mësipërm.
- Pasaportat dhe Kartat ID (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/pasaportat-dhe-kartat-id)
PASAPORTAT DHE KARTAT ID
Rezervimi i takimit për pasaporta dhe ID kryhet nga vetë shtetasit përmes aplikimit në e-albania.al.
Lidhur me procedurën ju njoftojmë se:
Pasaporta kushton 170,00 euro, ndërsa Karta ID kushton 16,00 euro. Totali 186,00 euro. Pagesën për pasaportë dhe ID duhet ta bëni në llogarinë bankare: Kontoinhaber: Botschaft der Republik Albanien-Konsularabteilung; Kontonummer: 319000600; Bankleitzal: 10070100; Währung: Eur IBAN: DE16 1007 0100 0319 0006 00 BIC/SWIFT: DEUTDEBB101 Verwendungszweck: pasaportë dhe ID (emrin/mbiemrin tuaj, të familjes ose të femijës). Pagesën (Überweisung) mund ta bëni nga banka juaj ose nëse nuk keni llogari bankare, pagesën mund ta bëni edhe nëpërmjet llogarisë të një personi tjetër. Nëse jeni familje pagesa mund të bëhet së bashku e gjitha në total. Pagesa duhet kryer 3 ditë para paraqitjes në ambasadë. Në ambasadë nuk bëhen pagesa cash.
DITËN E TAKIMIT NË AMBASADË DUHET TË SILLNI ME VETE TË PRINTUAR:
1-Faturën origjinale te pagesës së kryer (Kontoauszug);
2-Pasaportën shqiptare të skaduar apo që është në prag skadence;
3-Kartën e Identitetit (ID) shqiptare (me detyrim për ata që kanë bërë më parë një të tillë).
4-Lejen e qëndrimit gjermane ose shtetit tjetër ose Aufenthaltes ose Duldung ose Fiktionsbescheinigung ose çdo dokument tjetër që tregon se jeni rezident në Gjermani apo në një shtet tjetër.
APLIKIMI PËR PASAPORTË PËR FËMIJËT:
-Kur fëmija ka patur pasaportë, prindërit duhet të sjellin me vete pasaportën e skaduar apo që është në prag skadence.
-Kur fëmija aplikon për pasaportë për herë të parë, prindërit duhet të sjellin certifikatën e lindjes shqiptare (pranohet edhe fotokopja) ose certifikatë familjare, të cilën mund ta printoni nga sistemi: www.e-albania.al, tek rubrika „FAMILJA“; (nëse nuk e nxirrni dot certifikatën, mund ta nxjerrim në ambasadë ditën e takimit).
-Fëmijët mbi 16-vjeç aplikojnë për Kartë ID për herë të parë dhe për pasaportë (afati për të dyja 10-vjeçar).
-Fëmijët nën moshën 16-vjeç nuk aplikojnë për Kartë Identiteti ID, por vetëm për pasaportë (afati 5 vjeçar).
-FËMIJA e lindur në Gjermani apo jashtë vendit duhet të jetë i regjistruar me parë në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri, pasi nuk aplikon dot për pasaportë.
-FËMIJA që aplikon duhet të jetë i pranishëm ditën e takimit në Ambasadë, të paktën me njërin nga prindërit ose kujdestarin ligjor ose përfaqësues i autorizuar me prokurë të posaçme. Prindi ose kujdestari ligjor duhet të kenë me vete edhe pasaportat si dhe fotokopje pasaporte të dy prindërve të fëmijës.
RREGULLI PËR HUMBJEN E PASAPORTËS OSE KARTËS ID
Nëse ju ka humbur pasaporta dhe karta e identitetit (ID); ose njëra nga dokumentet, duhet të bëni vetë deklarimin e humbjes para konsullit (pasaportës ose kartës shqiptare ID) në Ambasadë kur të paraqiteni për të dhënë shenjat e gishtave.
Llogaria bankare ku do të bëni pagesën e VETËDEKLARIMIT: 30,00 EURO është si vijon:
Botschaft Albanien
IBAN: DE55100700000434926200
BIC: DEUTDEBBXXX
Deutsche Bank, Berlin
Kontonummer: 4349262
BLZ: 10070000
Kujdes!
Kjo llogari bankare është vetëm për pagesën e vetë deklarimit për humbjen e pasaportës, pasi është e ndryshme nga llogaria e pagesës për pasaportë, prandaj duhet t‘i ndani pagesat sipas llogarive bankare përkatëse të Ambasadës të përshkruara më sipër.
RREGULLAT PËR KARTËN ID DHE PASAPORTËN
1-Nëse keni aplikuar për kartë ID dhe nuk e keni tërhequr, do te ri-aplikoni përsëri për Kartë ID;
2-Nëse e keni harruar kartën ID në Shqipëri, duhet të keni ndonjë familjar që mund ta dorëzoj në emrin tuaj pranë Zyrës së Aplikimeve të pasaportave në qytetin që jeton familjari juaj në Shqipëri;
3-Pasaportën dhe Kartën e Identitetit (ID) shqiptare, duhet t’i sillni me vete ditën e takimit, t’i merrni nga Zyrat e Huaja Gjermane edhe nëse i keni dorëzuar atje. Nëse nuk i sillni nuk ju prodhohet pasaporta e re sipas ligjit shqiptar.
4-Pas aplikimit Pasaporta pritet dhe u’a japim përsëri mbrapsht.
RREGULLA TË TJERA DHE SHËNIME
– Shtetasit që janë të martuar apo divorcuar dhe kanë ndryshuar mbiemrin, duhet më parë të kryejnë ndryshimin e mbiemrit në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri, pastaj të paraqiten në Ambasadë për të bërë pasaportën. Ambasada nuk e bën dot ndryshimin e mbiemrit në Regjistrin e Gjendjes Civile.
– Ditën e takimit duhet të paraqiteni në Ambasadë, pasi do të jepen shenjat e gishtave, do të bëni foton digjitale nga sistemi jonë kompjuterik dhe do të firmosni në sistemin digjital.
– NUK ËSHTË E NEVOJSHME TË SILLNI ME VETE FOTO, pasi fotoja bëhet direkt digjitale nga sistemi jonë në Ambasadë.
– Kur të paraqiteni në Ambasadë duhet të keni marrë me vete maskë mbrojtëse dhe të respektoni rregullat lokale të covidit.
AFATI, PRODHIMI I PASAPORTËS, TËRHEQJA E SAJ APO DËRGIMI ME POSTË
– Pasi të prodhohet, pasaporta dhe karta ID mund të tërhiqet personalisht në sportelet e Ambasadës.
– Nëse dëshironi dërgimin e pasaportës me postë, duhet të sillni me vete:
(1)- eine einschreiben (für frankierte Briefe in wert 2,50€);
(2)- një pullë poste/ Briefmarke in Wert 1,55€ ose mund të sillni pulla poste me vlerë / Briefmarke in Wert 4,05€.
(3)- Zarf/Briefumschlag – DHL EXPRESSESAY NATIONAL – PREPAID / në vlerë (in Wert) 11,90€). Ky zarf blihet pranë Postës gjermane.
Kjo postë është e vlefshme vetëm për territorin gjerman. Kush vjen nga shtetet të tjera jashtë Gjermanisë, do të sqarohet në Ambasadë ditën e takimit në lidhje me postën ose duhet të paraqitet personalisht.
– Afati i prodhimit/marrjes së pasaportës nga momenti i dhënies së shenjave të gishtërinjve kërkon rreth 4-6 javë, në varësi të shërbimit postar, për arsye se pasaportat prodhohen në Shqipëri.
ADRESA E AMBASADËS është:
Friedrichstrasse 231, 10969, Berlin, Gjermani, kati i gjashtë.
- Leje Kalimi (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/leje-kalimi-te-rritur-dhe-te-mitur)
LEJE KALIMI PER TE RRITUR DHE TE MITUR
Për të marrë këtë shërbim konsullor ju duhet të aplikoni në e-albania.al duke zgjedhur shërbimin e kërkuar dhe në vijim konsulli do t’ju udhëzojë mbi procedurën dhe do t’ju japë një datë dhe orë takimi për t’u paraqitur në sektorin konsullor të ambasadës.
– LEJE KALIMI PËR TË RRITUR
Ju mund të aplikoni për leje kalimi në Ambasadën e RSh në Berlin.
Leje kalimi është dokument i vlefshëm udhëtimi që përdoret vetëm njëherë dhe që krijon mundësinë që të ktheheni në Shqipëri, në mungesë të pasaportës.
Për t’u pajisur me lejekalimi:
Dokumentacioni i plotë për leje kalimi për të rritur:
1. Vërtetimi juaj i identitetit bëhet me një nga dokumentet e mëposhtme nëse i keni:
– Paraqitja e Pasaportës se pavlefshme ose të skaduar dhe një fotokopje pasaporte ose;
– Kartë identiteti origjinale edhe të pavlefshme ose;
– Certifikatë lindje nga gjendja civile përkatëse, e lëshuar jo më larg se 3 muajt e fundit nga data e kërkesës, e shoqëruar me kopjen e kartës së identitetit ose,
– Leje drejtimi automjeti.
2. Në rast se kërkesa për leje kalimi bëhet për arsye të humbjes së pasaportës, atëherë kërkuesi i lejes së kalimit duhet të paraqesë në ambasadë edhe dokumentin e denoncimit në polici për humbjen e pasaportës i pajisur me vulë apostile. Ju mund të bëni edhe vetë deklarim për humbje pasaporte në ambasadë kundrejt pagesës 30 euro për llogari të ambasadës për shërbimet konsullore.
Në rastet kur pasaporta ju ka skaduar duhet ta sillni me vete.
3. Përveç dokumenteve të mësipërme, shtetasi që kërkon lejen e kalimit duhet të sjellë me vete edhe dy fotografi aktuale pasaporte 4 x 5 cm
4. Si dhe dëshminë e pagesës prej 30€ të kryer në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore për leje kalimi (për rastet kur keni denoncim nga policia ose kur keni pasaportë të skaduar) ose 60 euro për rastet kur nuk keni denoncim dhe do të bëni vetë deklarim në ambasadë për humbje pasaporte.
Botschaft Albanien
IBAN: DE55100700000434926200
BIC: DEUTDEBBXXX
Deutsche Bank, Berlin
Kontonummer: 4349262
BLZ: 10070000
Shënim:
Te fusha e qëllimit të pagesës (Verwendungszweck) duhet shënuar lloji i shërbimit që kërkohet dhe emri i personit të cilit i përket dokumenti.
Shtetasit që do të paraqiten në Ambasadë për të marrë shërbime konsullore, duhet të kryejnë transferta bankare 3 ditë përpara takimit në përfaqësi.
Ditën e paraqitjes duhet të keni me vete të gjithë dokumentacionin e mësipërm dhe mandat pagesat e printuara.
Nëse do të bëni vetë deklarim në ambasadë për humbje pasaporte (pra nuk keni denoncim nga policia gjermane) përpara se të paraqiteni në ambasadë duhet të aplikoni në portalin e-albania.al për shërbimin vërtetim për vetë deklarim për humbje pasaporte.
Për të marrë takim në ambasadë ju duhet të aplikoni online
PËR TË VIJUAR ME APLIKIMIN
KLIKO Website www.e-albania.al
- Kliko tek “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
- Kliko tek“APLIKIM PER LEJE KALIMI”
- Fillo Procedurën “REGJISTROHU”
- Më pas Shtyp butonin “HYR” dhe kliko të dytë (Identifikimi i qytetarëve/bizneseve me fjalëkalim)
Plotësoni formularin e aplikimit.
Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktojë Konsulli me e-mail ose telefon për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
Ditët e hapjes së ambasadës janë të hënën, të mërkurën dhe të premten 10:00-14:00 me përjashtim të festave zyrtare.
– LEJE KALIMI PËR TË MITUR
Aplikimit tuaj i mungon dokumentacioni. Lutem plotësoni aplikimin me dokumentet e identifikimit të prindërve dhe Certifikatën e Lindjes së fëmijës me vule apostile. Pa këto dokumente, procedura nuk mund të vijojë.
Për leje kalimi për të udhëtuar për në Shqipëri
Kur bëhet fjalë për lëshimin e një lejekalimi për të mitur (mosha nën 18 vjeç), para punonjësit konsullor së bashku me fëmijën duhet të jetë i pranishëm të paktën njëri nga prindërit.
Dokumentacioni i kërkuar për leje kalimi për fëmijë:
1. Vërtetimi i identitetit të të 2 prindërve duke paraqitur pasaportën për secilin;
2. Certifikata e lindjes me vulë apostile (geburtsurkunde me vulë apostile në rastin kur fëmija nuk është regjistruar akoma në Shqipëri). Akti/Certifikata gjermane e lindjes pa Vulën Apostile është e pavlefshme dhe për rrjedhojë nuk e bën të mundur ofrimin e shërbimit të kërkuar.
Ndërsa kur fëmija është i regjistruar në Shqipëri duhet të sillni certifikatën e lindjes së fëmijës e lëshuar nga zyra e gjendjes civile në Shqipëri pa pasur nevojë të sillni aktin/certifikatën e lindjes gjermane; Në rast se njeri nga prindërit është i huaj aplikimi është mirë të bëhet nga prindi me shtetësi shqiptare dhe ditën e takimit duhet të jetë patjetër i pranishëm prindi me shtetësi shqiptare në rast se të dy prindërit nuk e kanë të mundur të jenë prezent. Duhet paraqitur pasaporta e vlefshme e prindit me shtetësi jo shqiptare ditën e aplikimit edhe nëse nuk vjen dot ne takim.
3. Dy fotografi aktuale pasaporte 4 x 5 cm me sfond të bardhë, format dokumenti zyrtar dhe i bërë në studio profesionale fotografike të fëmijës; Fotografitë e bëra nga vetë prindërit me telefon dhe jo në formate zyrtare si për pasaportë) nuk pranohen dhe shërbimi është i pamundur në një rast të tillë.
4. Dëshminë e pagesës prej 30€ të kryer në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore.
Të dhënat bankare ku duhet bërë pagesa:
Botschaft Albanien
IBAN: DE55100700000434926200
BIC: DEUTDEBBXXX
Deutsche Bank, Berlin
Kontonummer: 4349262
BLZ: 10070000
Shënim:
Te fusha e qëllimit të pagesës (Verwendungszweck) duhet shënuar lloji i shërbimit që kërkohet dhe emri i personit të cilit i përket dokumenti.
Shtetasit që do të paraqiten në Ambasadë për të marrë shërbime konsullore, duhet të kryejnë transferta bankare 3 ditë përpara takimit në përfaqësi.
Ditën e paraqitjes duhet të keni me vete të gjithë dokumentacionin në origjinal dhe një fotokopje të dokumentacionit.
- Prokurat (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/prokurat)
PROKURAT
Për të marrë këtë shërbim konsullor ju duhet të aplikoni në e-albania.al duke zgjedhur shërbimin e kërkuar dhe në vijim konsulli do t’ju udhëzojë mbi procedurën dhe do t’ju japë një datë dhe orë takimi për t’u paraqitur në sektorin konsullor të ambasadës.
Ambasada mund të përpilojë prokura të thjeshta për autorizim përfaqësimi për veprime të thjeshta që nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve të të përfaqësuarit. Nga ky shërbim që ofrohet nga Ambasada përfitojnë vetëm shtetasit shqiptarë me banim e qëndrim të rregullt në Gjermani.
Për t’u pajisur me prokurë shtetasi duhet të paraqitet detyrimisht në Ambasadë. Me vete duhet të ketë pasaportën e vlefshme shqiptare ose kartën e identitetit, si dhe dokumente të mjaftueshme që tregojnë se ka qëndrim të rregullt në Gjermani. Gjithashtu duhet që të dihen me saktësi edhe të dhënat e personit të autorizuar: përveç emrit, vendlindja, datëlindja, adresa, numri i pasaportës ose kartës së identitetit.
Tarifa për përgatitjen e prokurave në Ambasadë është 20€/faqe. Pagesa për tarifën duhet të bëhet paraprakisht në llogarinë e ambasadës për shërbimet konsullore.
Duhet pasur parasysh që Ambasada nuk mund të lëshojë prokura që kanë të bëjnë me ndryshimeme pronësie, si p.sh. veprime që kalojnë pronësinë mbi pronat e paluajtshme, dhe prokura ë kanë të bëjnë me detyrime nga kontratat. Këto prokura mund të porositen vetëm te noterët e licencuar në Gjermani. Te një noter gjerman mund të shkohet edhe si zgjidhje alternative, nëse ardhja në Ambasadë është e pavolitshme.
- Tarifat për shërbimet konsullore (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/Tarifat-per-sherbimet-konsullore)
TARIFAT PËR SHËRBIMET KONSULLORE
Prokura | 20€ për faqe |
Vërtetime të ndryshme | 30€ për vërtetim |
Leje kalimi | 30€ për dokument |
Vertetim perkthimi (vetem kur dokumenti eshte perkthyer nga nje perkthyes zyrtar ne Gjermani) | 10 Euro |
- Llogaria bankare për shërbimet konsullore (https://www.ambasadat.gov.al/germany/sq/Llogaria-bankare-per-sherbimet-konsullore)
LLOGARIA BANKARE PËR SHËRBIMET KONSULLORE
LLOGARIA PËR VEPRIMET KONSULLORE:
Botschaft Albanien
IBAN: DE55100700000434926200
BIC: DEUTDEBBXXX
Deutsche Bank, Berlin
Kontonummer: 4349262
BLZ: 10070000
LLOGARIA PËR PASAPORTË:
Botschaft der Republik Albanien-Konsularabteilung;
Währung: Eur IBAN: DE16 1007 0100 0319 0006 00
Kontonummer: 319000600;
Bankleitzal: 10070100;
BIC/SWIFT: DEUTDEBB101
Shënim:
Te fusha e qëllimit të pagesës (Verwendungszweck) duhet shënuar lloji i shërbimit që kërkohet dhe emri i personit të cilit i përket dokumenti.
Shtetasit që do të paraqiten në Ambasadë për të marrë shërbime konsullore, duhet të kryejnë transferta bankare 3 ditë përpara takimit në përfaqësi. Kryerja e transfertave cash në Deutsche Bank Berlin nuk është më e mundur.
- Informacione udhëtimi për shtetas shqiptarë (https://punetejashtme.gov.al/info-per-qytetaret-shqiptare/)
- Udhëtimi në vende të ndryshme (https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-shtetasit-shqiptare/)
- Lëvizja e lirë në vëndet e hapësirës Schengen (https://punetejashtme.gov.al/levizja-e-lire-ne-vendet-e-hapesires-shengen/)
- Informacione udhëtimi për shtetas të huaj (https://punetejashtme.gov.al/info-per-te-huajt/)
- Shtetasit që mund të hyjnë në Shqipëri pa viza (https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2024/07/2-REGJIMI-I-VIZAVE-PER-TE-HUAJT-GUAJANA.pdf)
- Mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit që hyjnë në Shqipëri pa viza (https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-te-huajt)
- Ku mund të aplikohet për vizë për Shqipëri (https://punetejashtme.gov.al/regjimi-i-vizave-per-te-huajt)
- Formulari i aplikimit për vizë shqiptare (https://e-visa.al)
Kalendari i festave zyrtare për vitin 2024
01 janar 2024 Festat e Vitit të Ri
02 janar 2024 Festat e Vitit të Ri
14 mars 2024 Dita e Verës
15 mars 2024 Ditë pushimi ***
22 mars 2024 Dita e Nevruzit
31 mars 2024 E diela e Pashkëve Katolike*
10 prill 2024 Dita e Bajramit të Madh**
01 maj 2024 Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve
05 maj 2024 E diela e Pashkëve Ortodokse*
16 qershor 2024 Dita e Kurban Bajramit**
05 shtator 2024 Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
22 nëntor 2024 Dita e Alfabetit
28 nëntor 2024 Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 nëntor 2024 Dita e Çlirimit
08 dhjetor 2024 Dita Kombëtare e Rinisë*
25 dhjetor 2024 Krishtlindjet
* Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë). Banka e Shqipërisë është e mbyllur në datat 1 prill 2024, 6 maj 2024, 17 qershor 2024 dhe 9 dhjetor 2024.
** Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë.
***Bazuar në VKM për caktimin e ditës së premte, datë 15.3.2024, ditë pushimi
Përditësuar 4.6.2024
Kontakt
Ambasada e RSH-së në Berlin
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Orari i Sektorit Konsullor për publikun
E hënë – e mërkurë 10.00 -14.00
E premte 09.00 – 13.00
Sektori Konsullor – Konsularischer Dienst:
Tel +49 30 25942013
Nr. i emergjences për rastet e vdekjes:
Mobile +49 174 8619587
Email: konsullata.berlin@mfa.gov.al