Takim i frytshëm i Ambasadores së Shqipërisë në Berlin, znj. Adia Sakiqi, me përfaqësuesit e Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) në Shqipëri dhe Kosovë, znj. Olinga Rafat, znj. Halisa Prifti dhe z. Xhelal Derguti, me fokus diasporën dhe mbështetjen e ekspertëve shqiptarë, që janë të përkushtuar ndaj angazhimit për zhvillim të vendeve të tyre të origjinës përmes aftësive dhe përvojave të tyre të fituar në Gjermani.
Bashkëpunimi është mënyra më e mirë për të patur rezultate.