Takim i Ambasadores së Shqipërisë në Gjermani, znj. Adia Sakiqi, me përfaqësuesin e Nehemiah Gateway, z. Arnold Geiger, me të cilin u zhvillua një bashkëbisedim shumë i frytshëm.
Nehemiah Gateway është një organizatë jo-fitimprurese, e pranishme prej vitesh në Shqipëri, përmes projekteve të ndryshme në ndihmë të njerëzve. Projekti më i fundit arsimor Amaro Tan në Pogradec ofron edukim dhe përkujdesje sociale, si edhe orientim profesional përmes kurseve të specializuara.
Bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në të ardhmen me projekte dhe iniciativa të reja.