Ambasada e RSH në Berlin organizoi aktivitetin ‘Albanian Summer Day’ me kolegët diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme gjermane, në ambjentet e restorantit shqiptar në Berlin ‘Kolonja’.
Ky aktivitet i shërbeu forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me partnerët gjermanë, si dhe ofroi një shije të mikpritjes shqiptare në një atmosferë tradicionale dhe të këndshme.
Falenderime kolegëve të MPJ gjermane për pjesëmarrjen dhe stafit të restorantit ‘Kolonja’, në veçanti shefit të kuzhinës Naim Bashmili, për mundësimin e një turi të kulinarisë shqiptare me shije autentike.


