Filmi artistik shqiptar “Këtu vallëzohet me hijet” (Dancing with the shadows) shfaqet në Berlin, Gjermani.
Vendi: Kinema ‘Babylon’, Berlin (Hall 1) – Rosa-Luxemburg-Straße 30, 10178 Berlin
Data: 12 shkurt 2026, ora 19.30
𝐁𝐢𝐥𝐞𝐭𝐚 & 𝐈𝐧𝐟𝐨𝐫𝐦𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧:
Biletat mund të blihen 𝐨𝐧𝐥𝐢𝐧𝐞:
𝐨𝐬𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐢𝐧𝐞𝐦𝐚𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐧 𝐞 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐣𝐞𝐬.
Bazuar në një histori të vërtetë. Sekrete që lënë shenjë në shpirt. Flora, një gazetare shqiptare që jeton në Europë, viziton Shqipërinë për t’u përballur me përplasjet e dy kohëve, të djeshmes dhe të tashmes. Ajo mëson historinë e familjes së saj dhe të asaj vere nga hije të së shkuarës. Zigur, një ish agjent i policisë sekrete zbulon një sekret të asaj kohe, një marrëdhënie për jetë a vdekje që vetëm një sistem si komunizmi mund të prodhojë e t’i shtrijë tentakulat e tij deri në ditët e sotme. Miriam, nëna e Florës sjell marrëdhënien e së djeshmes midis individit dhe shtetit me të gjitha mizoritë e tij që sjellin dilema në zgjedhjet e të sotmes. Individi, shteti, dashuria mbijetesa në një kohë të mbikqyerjes, vrasjes, përdhunimit, persekutimit. Po çdo gjë përballet me dashurinë për jeten. Hijet e së shkuarës vallëzojnë lirisht nga njëra kohë në tjetrën.
Skenarist: Bashkim Hoxha
Regjisor: Pluton Vasi
Producentë: Vjollca Dedei dhe Pluton Vasi
Aktorët:
Rovena Lule Kuka
Karafil Shena
Eri Shuka
Eni Shehu
Neritan Licaj
𝐒𝐮𝐫𝐩𝐫𝐢𝐳𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐮𝐧!
Regjisori Pluton Vasi dhe producentja Vjollca Dedei do të jenë të pranishëm.
Trailer i filmit:
Një mundësi e shkëlqyer për të njohur dhe përjetuar kinemanë shqiptare në zemër të Gjermanisë.



