Kryeministri i Shqipërisë, z. Edi Rama, ishte i ftuar si folës në aktivitetin përmbyllës të Berlin Global Dialogue (BGD), forumi ndërkombëtar i nivelit të lartë që zhvillohet çdo vit në kryeqytetin gjerman dhe trajton sfida globale në fushat e ekonomisë, klimës, teknologjisë dhe qeverisjes.
Takime, ide, diskutime dhe intervista në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, qeverisjes së mirë dhe transformimit digjital, si pjesë e një dialogu global mbi të ardhmen e ekonomive, institucioneve dhe demokracive në një kohë ndryshimesh të thella.




