Më 9 tetor 2024, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë z. Armand Skapi mori pjesë si panelist në Forumin e Shoqërisë Civile dhe Think Tank-ut, një event i rëndësishëm në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ky forum mblodhi së bashku një gamë të ndryshme zërash për të diskutuar rolin kryesor të shoqërisë civile në formësimin e politikave dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal.
Gjatë aktivitetit, z. Skapi ndau mendime mbi një ‘studim hartografik’ të fundit të paraqitur nga Think Tanks, i cili thekson kontributet thelbësore të shoqërisë civile në Procesin e Berlinit. Ai gjithashtu nënvizoi gurthemelët dhe sukseset e rëndësishme të Shqipërisë në forcimin e përfshirjes së shoqërisë civile, promovimin e transparencës, si dhe sfidat e Procesit të Berlinit për të ardhmen.
Newsroom
Mbahet në Berlin Forumi i Shoqërisë Civile dhe Think Tank-ut në kuadër të Procesit të Berlinit