Krenarë që në ceremoninë përkujtimore në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, të organizuar nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në Tiranë, dhe në koordinim me Ambasadën e Shqipërisë në Berlin, u mundësua pjesëmarrja e nxënësve dhe mësuesve të shkollës gjermane ‘Refik Veseli’ Berlin.
Në panelin e diskutimit “Ura që lidh brezat”, në kuadër të aktivitetit për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, më 27 janar 2026, nxënësit e shkollës gjermane “Refik Veseli” në Berlin dhe gjimnazistët e shkollës “Sami Frashëri” sollën zëra të rinj, reflektim të sinqertë dhe energji frymëzuese.
Shkolla ‘Refik Veseli’ është e vetmja shkollë në Berlin, që mban emrin e një shqiptari. Kjo shkollë është e vetmja shkollë në botë që mban emrin e një shqiptari ‘I Nderuar Midis Kombeve‘. Refik Veseli ishte një fotograf nga Shqipëria , i cili gjatë Luftës së Dytë Botërore strehoi dhe ndihmoi familje hebreje në shtëpinë e tij.
Nxënësit gjermanë të shkollës ‘Refik Veseli’ janë urat që lidhin brezat dhe dy vendet tona, forcojnë bashkëpunimin dhe sigurojnë transmetimin e vlerave.
Përmes dialogut të hapur, nxënësit ndërthurën mesazhet universale të solidaritetit me vlerat e mikpritjes dhe “Besës” shqiptare.
Diplomacia shqiptare u bë ura mes peshës së kujtesës dhe energjisë së rinisë për më shumë mirësi, shpresë dhe paqe për të ardhmen.




