Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të mirë 2023
Banka e Shqipërisë fton të gjithë studentët shqiptarë në Shqipëri dhe mbarë botën të bëhen pjesë e këtij konkursi, i cili kurorëzon përpjekjet më të arrira në fushën kërkimore-shkencore.
Kriteret kryesore të pjesëmarrjes janë:
1) Studentë shqiptarë të diplomuar brenda dhe jashtë vendit
2) Nivel universitar ose pasuniversitar
3) Të kenë përfunduar studimet gjatë periudhër tetor 2022-tetor 2023
4) Tema e diplomës të fokusohet në çështje të lidhura me integrimin dhe zhvillimin ekonomik,
ekonomiksin monetar dhe ndërkombëtar, stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar
Afati për dërgimin e aplikimeve është 31 tetor 2023.
Për më shumë informacion lutemi konsultoni faqen web: www.bankofalbania.org