Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë Ambasadës së RSH në Berlin në datat 6, 7, 8, 13, 14, 15, 20, 21, 22 janar 2025, mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e dokumenteve nga e Hëna deri të Mërkurën, nga ora 10:00 deri në orën 14:00.
Nëse paraqiteni jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t’ju ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara më sipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur.
Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
Ambasada e RSH në Berlin