Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti pranë ambasadës së RSH në Berlin në datat: 28, 29, 30 Gusht si dhe 4, 6, 11, 12, 13, 18, 19, 20 Shtator 2023 mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e dokumenteve nga e Hëna deri të Mërkurën, nga ora 10.00 deri në 14.00.
Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur.
Shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë, dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.
Në fundjavë (e Shtunë dhe e Diel) Ambasada është e mbyllur dhe nuk ofrohet asnjë shërbim.
Nëse paraqiteni jashtë orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t’ju ofrohet shërbimi ndaj ju këshillojmë që të paraqiteni në Ambasadë vetëm në oraret e njoftuara mësipër që të shmanget mos-marrja e shërbimit.
Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
Ambasada e RSH në Berlin.