Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, bën me dije të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët nuk arritën të ishin pjesë e planit të riatdhesimit, se dje plani është mbyllur me fluturimin e bërë nga Roma.
Gjithashtu, ju bëjmë me dije se janë riatdhesuar të gjitha rastet emergjente, të cilat janë vlerësuar me rigorozitet nga Përfaqësitë e RSH-së në botë.
Duke nisur nga sot, datë 2 prill 2020, të gjithë qytetarët e mbetur jashtë vendit, mund t’i drejtohen Njësisë së Emergjencës VETËM DHE VETËM për emergjenca specifike ku është e nevojshme ndihma jonë në vendet ku ndodhen, në numrat e emergjencës, si më poshtë, ose në adresat e e email-it:
emergjencat@mfa.gov.al;
dk@mfa.gov.al.
Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 09:00-17:00.
00355694045493
00355694045487
00355694045492
00355694045494
00355694045489
00355694045486
00355694045490
00355694045491
00355694045485
00355694045488
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ju siguron që çdo qytetar i cili do të komunikojë me Njësinë e Emergjencës ( në numrat e vënë në dispozicion ose nëpërmjet email-it) do të marrë përgjigje!
Newsroom
Njoftim drejtuar gjithë qytetarëve shqiptarë që për shkak të COVID-19, kanë ngelur të bllokuar jashtë RSH-së.