Shqipëria merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Leipzig, i cili mbahet nga data 19 deri më 22 mars 2026, ku përfaqëson kulturën, letërsinë dhe krijimtarinë shqiptare në një nga ngjarjet më të rëndësishme letrare në Evropë.
Pjesëmarrja e këtij viti organizohet nën temën “Kur historitë na lidhin”, një moto që thekson fuqinë e letërsisë për të ndërtuar ura komunikimi mes kulturave, për të ndarë përvoja të përbashkëta dhe për të nxitur dialogun ndërkombëtar.
Stenda e Shqipërisë synon të promovojë letërsinë bashkëkohore dhe trashëgiminë kulturore të vendit.



