Takimi i Komitetit Lindor Gjerman Ost Ausschuss me rastin e vitit te ri 2026 u zhvillua në prani të Ministres Federale për Çështjet Ekonomike dhe Energjinë, znj. Katharina Reiche. Në fjalën e saj, Ministrja paraqiti objektivat ekonomike të Gjermanisë, të ndërthurura ngushtë me prioritetet politike, si edhe pritshmëritë për vitin 2026.
Ajo theksoi rëndësinë e ndërtimit të partneriteteve strategjike ekonomike për Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, në një kontekst të sfidave gjeopolitike gjithnje e me komplekse. Duke iu referuar Ballkanit Perëndimor si Evropë Juglindore, Ministrja vlerësoi progresin e arritur nga Shqipëria dhe Mali i Zi në procesin e tyre drejt anetaresimit ne BE.
Ministrja shprehu bindjen se bashkëpunimi me të dyja vendet do të vijojë të intensifikohet gjatë vitit 2026, përmes organizimit të forumeve të biznesit, vizitave të ndërsjella dhe nismave të tjera të përbashkëta, me synim thellimin e marrëdhënieve ekonomike dhe forcimin e integrimit rajonal.




