Tiranë, 10 shtator 2024 – Ministri për Evropën dhePunët e Jashtme, Igli Hasani mori pjesë në edicionin e 10-të të Tirana Connectivity Forum (TCF24), organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim, nën kujdesin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ministri Hasani theksoi në fjalën hapëse se në në rajon, mes fqinjëve, objektivat e përbashkëta gjeopolitike, ekonomike dhe sociale duhet të jenë prioritet dhe se mekanizmat e Procesit të Berlinit duhet të integrohenmë mirë me ato të Bashkimit Evropian.
“Lufta në Ukrainë nënvizoi fuqimisht rëndësinë e stabilitetit rajonal dhe prosperitetit, së bashku me përputhjen e rajonit me Politikën e Përbashkët tëJashtme dhe të Sigurisë së BE së. Monitorimi izbatimit sistematik të angazhimeve të Procesit tëBerlinit, për të krijuar më shumë angazhim dheqëndrueshmëri të rezultateve do të jetë me rëndësi tëjashtëzakonshme. BE-ja dhe Ballkani Perëndimorduhet të jenë më të hapur në gjetjen e rrugëve për njëintegrim të përshpejtuar para anëtarësimit të plotë. Duke qenë de-jure pjesë e kontekstit normativ të BE-sëdhe Politikës së Përbashkët të BE për sigurinë dhepunët e jashtme, dhe de-facto pjesë socio-ekonomike e saj, duhet ta pranojmë këtë situatë dhe ta bëjmëzgjerimin e prekshëm”, theksoi Ministri Hasani.
Duke qëndruar tek bashkëpunimi rajonal, Ministri Hasani theksoi se konvergjenca me BE, ështëinstrument i domosdoshëm për perspektivën e përbashkët evropiane.
Ai theksoi se, diskutimi aktual mbi Politikën e Kohezionit të BE-së dhe mbi kornizën e re financiareshumëvjeçare të BE së pas vitit 2027, mund të jenëmjetet, përmes të cilave këto propozime do të luajnërolin e tyre, në afrimin hap pas hapi të BallkanitPerëndimor drejt dhe në Bashkimin Evropian.
TCF24 përkon me 10-vjetorin e Procesit te Berlinit dheështë pjesë e kalendarit zyrtar të PresidencësHungareze të Këshillit të Bashkimit Evropian.