KENI DY MËNYRA PËR TË BËRË REGJISTRIMIN E FËMIJËS NË ZYRËN E GJENDJES CIVILE NË SHQIPËRI.
MËNYRA E PARË – Regjistrimi nga prindërit ose personi i autorizuar
Ju mund ta bëni vetë regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri ose nëpërmjet një personi të autorizuar nga ana juaj në Shqipëri.
Për këtë procedurë duhet të ndiqni hapat si vijon:
- Certifikatë origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), duhet ta pajisni me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
- kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare)
- – Njëri nga prindërit ose personi i autorizuar nga ana juaj duhet të depozitojë në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri “certifikatën origjinal të lindjes”, me vulë apostille dhe të përkthyer nga një përkthyes zyrtar në Shqipëri (përkthimi i bërë në gjermani nuk është i vlefshëm).
Personi i autorizuar nga ana juaj duhet të jetë i pajisur me prokurë të posaçme, të cilën e bëni si vijon:
a- Pranë një noteri gjerman (Vollmacht).
Pastaj prokurën e bërë tek noteri duhet ta pajisni me vulë apostile (ApostilleStempel), e cila merret në Landsgericht (ose pranë Gjykatës ku noteri gjerman, i cili ka përpiluar prokurën, ka depozituar firmën dhe vulën e tij);
b- Pranë Përfaqësisë Diplomatike duke bërë aplikimin tek www.e-albania.al, në linkun:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9783
– Prokura e bërë në Përfaqësinë Diplomatike nuk ka nevojë për vulën apostile.
Për të bërë prokurën kërkohet prezenca e shtetasit/ve në Përfaqësinë diplomatike, sipas takimit të caktuar pas aplikimit, për të firmosur prokurën.
MËNYRA E DYTË – Regjistrimi nëpërmjet Konsullatës
Ju mund të bëni, nëpërmjet Përfaqësisë Diplomatike, regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri.
Për këtë nevojitet sa vijon:
Duhet të bëni “Aplikimi për regjistrim fëmije”
KLIKO Website www.e-albania.al
– Fillo Procedurën “REGJISTROHU”
– Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar”
– Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
– Kliko tek “Aplikimi për regjistrim fëmije”
– Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me e-mail për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
Linku direkt i aplikimit:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9767
Po ashtu, duhet të bëni edhe “Aplikim për përkthim dokumenti”
KLIKO Website www.e-albania.al
– Fillo Procedurën “REGJISTROHU”
– Më pas shtyp butonin “HYR” dhe zgjidhni mënyrën e identifikimit – klikoni tek ikona “Qytetar”
– Kliko tek rubrika “SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE”
– Kliko tek “Aplikimi për përkthim dokumenti”
– Shtypni butonin “përdor” dhe plotësoni formularin e aplikimit. Pasi të keni kryer aplikimin do t’ju kontaktoj Konsulli me e-mail për t’ju caktuar datën e takimit apo për t’ju sqaruar më tej.
Linku direkt i aplikimit
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9774
PASTAJ DUHET TË NDIQNI HAPAT SI VIJON:
Dërgoni me postë në Konsullatë:
1. Certifikatën origjinale të lindjes së fëmijës (në gjuhën gjermane), e cila duhet pajisur me parë me Vulë Apostile (ApostileStempel), e cila merret pranë autoriteteve gjermane Regierungspräsidium ose Bezirksregierung ose Polizeipräsidium në Landin e Gjermanisë ku banoni) (shikoni modelin e vulës apostile më poshtë);
2. kopjen e dokumentit të identifikimi të prindërve (pasaportë ose kartë identiteti shqiptare);
3. letër e shkruar me dorë ose në kompjuter, ku të theksoni se kërkoni regjistrimin e fëmijës në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri;
4. faturën e pagesës 20€ (shihni llogarinë më poshtë)
Pagesa 20 euro është kostoja e përkthimit të “certifikatës së lindjes” (vërtetim/ (vërtetim/certifikim përkthimi).
Këtë pagesë duhet ta kryeni në llogarinë si vijon:
ALBANISCHES GENERALKONSULAT
IBAN: DE20701500001004495725
BIC: SSKMDEMMXXX
Verwendungszweck: (emër/mbiemër-përkthim certifikate)
Shënim:
– Praktika për regjistrimin e fëmijës nëpërmjet Konsullatës kërkon rreth 3 muaj.
– Konsullata nuk mban përgjegjësi, në rast se dokumentacioni (certifikata e lindjes) gjatë transportit me postë humbet apo dëmtohet.