Ministri Bushati merr pjesë në Samitin e Vjenës

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ditmir Bushati mori pjesë sot në punimet e ditës së dytë të Samitit të Vjenës për Ballkanin Perëndimor.Në segmentin e Ministrave të Punëve të Jashtme u diskutua mbi strukturat ekzistuese të bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor, adresimin e problematikave dypalëshe pa ndikuar në procesin e integrimit evropian si dhe bashkëpunimin rinor si një promotor i normalizimit të marrëdhënieve dhe pajtimit. Gjithashtu, në këtë segment u trajtuan edhe sfidat aktuale me të cilat përballet Evropa dhe rajoni ynë duke përfshirë ato ekonomike dhe humanitare.Në fjalën e tij në segmentin e Ministrave te Punëve te Jashtme, Ministri Bushati evidentoi se: "Procesi i Berlinit ka arritur të prodhojë hapa konkretë pozitivë sepse vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se mund të përmbushin angazhimet që kanë marrë në mënyrë kolektive. Në të kaluarën kishim një pakt stabiliteti, tanimë kemi një pakt ndërlidhjeje dhe jemi në kërkim të një pakti zhvillimor".Në fund të takimit, nëpërmjet deklaratës së përbashkët mbi çështjet e pazgjidhura dypalëshe, Ministrat e Punëve të Jashtme ranë dakord se çështjet dypalëshe nuk duhet të përbejnë pengesë për proceset integruese të vendeve të rajonit.

Adresa

Albanische Botschaft
Friedrichstr. 231
10969 Berlin
Germany

Tel / Fax

Tel. +49 30 259 3040
Fax +49 30 259 318 90

Sektori Konsullor

Tel. +49 30 2593040

Nr. i emergjences: +49 174 8619587

PËR ÇËSHTJE KONSULLORE LUTEMI DREJTOHUNI NË ADRESËN E POSTËS ELEKTRONIKE ZYRTARE

E-MAIL

konsullata.berlin@mfa.gov.al

'

Orari zyrtar

E hënë - E premte
09:00 - 17:00
Orari zyrtar për
Zyrën Konsullore
E hënë 10.00 - 14.00
E mërkurë 10.00 - 14.00
E premte 09.00 - 14.00