Ambasada organizon tryezën e rrumbullakët për bashkëpunimin pushtet vendor-turizëm

Me iniciativën e Ambasadës të Republikës së Shqipërisë, dhe në bashkëpunim me Lobin Euro-Atlantik Shqiptar,  u zhvillua në Athinë një tryezë e rrumbullakët për bashkëpunimin në nivelin e pushtetit vendor, me fokus fushën e turizmit, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë së Lezhës z. Pjerin Ndreu, të Kryetarit të Komunës së Deçanit-Kosovë, z. Bashkim Ramosaj, të kryetarëve dhe përfaqësuesve të disa bashkive të Greqisë, të Udhëheqësit të Zyrës së Interesave të Kosovës në Athinë, si dhe të drejtuesve të dhomave ekonomike e rrjeteve të biznesit shqiptaro-grek. Gjatë takimit u shkëmbyen përvoja dhe u hodhën ide për një bashkëpunim konkret në të adhmen mes bashkive.

Në fjalën e saj, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë znj. Luela Hajdaraga shprehu kënaqësinë për realizimin e këtij aktiviteti dhe angazhimin për mbështetjen e projekteve të përbashkëta në të ardhmen që synojnë të rrisin bashkëpunimin, lëvizjen e njerëzve, qarkullimin e kapitalit, të mallrave dhe shërbimeve, si dhe shkëmbimin e eksperiencave më të mira mes bashkive.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30