Mbi pritjen e organizuar për mësuesit, me rastin e 7 marsit

Me rastin e shënimit të Ditës së Mësuesit, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë organizoi një pritje festive për nder të mësuesve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Greqi (vetëm për rrethin e Atikës, për shkak të masave kufizuese në fuqi).

Aktiviteti u përfaqësua nga Ambasadorja, znj. Luela Hajdaraga, Ministrat Këshilltarë, z. Aleks Jaso dhe z. Sofokli Vasili dhe Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj.

Të pranishëm ishin, gjithashtu, përfaqësuesit:

• Z. Jovan Mëhilli, Krijuesi i Lidhjes së Mësuesve shqiptarë në Greqi, ish-mësues dhe Krytear nderi i Lidhjes së Mësuesve
• Znj. Lefteri Metkaj, mësuese nga kursi i gjuhës shqipe në Rendi dhe Aspropirgo
• Znj. Mimoza Hida, Sekretare e Lidhjes së Mësuesve shqiptarë në Greqi dhe mësuese e gjuhës shqipe në kursin pranë Federatës së Shoqatave shqiptare në Greqi
• Znj. Alma Zekollari, Nënkryetare e Lidhjes së Mësuesve shqiptarë në Greqi dhe mësuese në kursin e gjuhës shqipe në Qendrën Kulturore ''Porta''
• Znj. Majlinda Zhuleku, mësuese e gjuhës shqipe në kursin në Elliniko-Argiroupoli
• Znj. Boralda Papajani, mësuese në kursin e gjuhës shqipe pranë organizatës jo-qeveritare ''Jeta''
• Znj. Entela Ballaci Kondi, mësuese e gjuhës shqipe në kursin pranë Federatës
• Znj. Amarda Ekmekciu Hoti, mësuese e gjuhës shqipe, anëtare e Kryesisë dhe Zëdhënëse e Shtypit të Lidhjes së Mësuesve shqiptarë në Greqi

Aktiviteti u çel nga Ambasadorja Hajdaraga, e cila shprehu mirënjohjen e saj për punën e palodhshme, profesionalizmin dhe përkushtimin e mësuesve në kryerjen e misionit të tyre fisnik dhe i falënderoi për kontributin e tyre të vyer, angazhimin cilësor ndër vite, për ruajtjen e kultivimin e arsimit, gjuhës dhe kulturës sonë.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Vekiareli 7 Filothei 15237,
Athens. GR

Tel / Fax

Tel. +30 210 6876212
+30 2106876213
+30 2106876215
+30 210 6876200
Fax. +30 210 6876223
Nr. i emergjencave : +30 694165 8183

E-MAIL

embassy.athens@mfa.gov.al
Zyra Konsullore

consulate.athens@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00
Sektori Konsullor
9:00-14:30