Në kuadrin e zbatimit të Platformës së Shërbimit Konsullor Onlinë, projekt i cili ka filluar më datë 16 janar 2017, të gjitha shërbimet konsullore do të ofrohen online përmes Platformës SHKO - Shërbimi Konsullor Onlinë.Kjo platformë ofron aplikime online për 36 shërbime. Sipas listës bashkëlidhur, 23 do të kryhen tërësisht onlinë, ndërsa për 13 shërbimet e tjera është e domosdoshme paraqitja fizike e qytetarit - aplikues për finalizimin e shërbimit.
ShërbimetKonsullore Online ofrohen simë poshtë:
• Duke aplikuar në platformën: ☞ http://punetejashtme.gov.al/%20sherbimet-konsullore-online/
• Duke aplikuar në portalin e-Albania ☞https://e-albania.al/
Për një shërbim sa më cilësor dhe korrekt për dokumente biometrikë si dhe për çdo shërbim tjetër konsullor, lutemi na kontaktoni në adresën: consulate.athens@mfa.gov.al .
Zyra Konsullore në Athinë ofron shërbimet si më poshtë:
1.☞ Pajisja me pasaportë biometrike dhe kartë identiteti
2. ☞Informacion mbi apostilimin e dokumenteve grekë
3. ☞Celebrime
4. ☞Vërtetime të ndryshme
5.☞ Prokura të Posaçme
6. ☞Leje Kalimi
7. ☞Asistenca e mbrojtja e shtetasve në vështirësi
8. ☞Çështjet e shtetësisë
Njoftojmë qytetarët se, në mbështetje të Ligjit nr. 9372, date 09.07.1998 “Për ushtrimin e funksioneve konsullore.” Për cdo veprim që kërkohet të kryhet nga zyra Konsullore, të interesuarit duhet të jenë të pajisur me dokumentat përkatëse, identifikuese dhe vërtetuese për shërbimin që kërkohet.
SHËNIM: PAGESAT KRYHEN NË BANKOMATIN E VENDOSUR NË AMBIENTET E AMBASADËS OSE ME ÇDO LLOJ KARTË BANKARE PËRMES PAJISJEVE POS TË INSTALUARA NË ZYRËN KONSULLORE.
Adresa postare: Embassy of Albania, Vekiareli 7, Filothei, Athens, T.K15237
Kontakte:
Tel: +(30) 2106876200 - Informacion i përgjithshëm
Tel: +(30) 2106876213 - Zyra Konsullore (Leje kalimi, prokura, legalizime, etj.)
Tel: +(30) 2106876215 - Zyra e aplikimeve për pasaportë dhe kartë identiteti
Emergency call:+(30) 6941658183 -Nr. i emergjencave (24 orë)
Shënim: Ky numër duhet të përdoret vetëm në rast urgjence. Abuzimi me këtë numër ju ngarkon me përgjegjësi ligjore
Zyra Konsullore: consulate.athens@mfa.gov.al
E-mail: embassy.athens@mfa.gov.al
Oraret e shërbimit konsullor
Ambasada u shërben në sportel qytetarëve, hënë-premte 09:00 - 14:30
Kalendari i festave zyrtare 2022
Ambasada qëndron e mbyllur ditët e shtuna dhe të diela si dhe në ditët e festave zyrtare në vijim:
01 janar 2022 Festat e Vitit të Ri*
02 janar 2022 Festat e Vitit të Ri*
14 mars 2022 Dita e Verës
22 mars 2022 Dita e Nevruzit
17 prill 2022 E diela e Pashkëve Katolike*
24 prill 2022 E diela e Pashkëve Ortodokse*
01 maj 2022 Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve*
02 maj 2022 Dita e Bajramit të Madh**
09 korrik 2022 Dita e Kurban Bajramit**
05 shtator 2022 Dita e Shenjtërimit të Shenjt Terezës
28 nëntor 2022 Dita Flamurit dhe e Pavarësisë
29 nëntor 2022 Dita e Çlirimit
08 dhjetor 2022 Dita Kombëtare e Rinisë
25 dhjetor 2022 Krishtlindjet*
*Në rastet kur festa apo festat zyrtare bie/bien në ditën apo ditët e pushimit javor (e shtunë dhe/ose e diel), atëherë pushimi shtyhet në ditën apo ditët pasardhëse të punës (e hënë dhe e martë).