
Gentiana Mburimi
Mars 2022- aktualisht, E ngarkuar me punë a.i. ne Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Budapest, Hungari
Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, Itali (Shtator 2020 – shkurt 2022)
Ministër Fuqiplotë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë, Itali, (2015-2020).
Shefe e Ceremonialit të Protokollit të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme (2011- 2015).
Prej Shtatorit të vitit 2010 deri më Prill të vitit 2011, ka punuar si specialiste në Zyrën e Informacionit dhe Përkthimit, Drejtoria e Shtypit dhe Informacionit, Ministria e Punëve të Jashtme.
Shkurt 2006 deri më Shtator 2010, Sekretare e Parë në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Stokholm, Suedi.
Gusht 2003 - Mars 2006 Specialiste në Drejtorinë e Shtypit dhe Informacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Korrik 2001 - Gusht 2003 Specialiste në Drejtorinë e Arkivit dhe Dokumentacionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Tetor 1997 - Korrik 2001, Specialiste në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Gusht 1993 - Shtator 1997, Drejtoria Juridike, Ministria e Punëve të Jashtme.
Gjatë karrierës znj. Mburimi ka kryer disa trajnime në fushën e diplomacisë në Kinë, Austri, Greqi, Indi. Ka diplomë Juristi dhe Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Politikën e Jashtme dhe Diplomaci.
Znj. Mburimi flet rrjedhshëm italisht dhe anglisht dhe ka njohuri të mira të frëngjishtes.