Ambasadori Ridi Kurtezi zhvilloi disa takime njohese në Ulqin me përfaqësues të partive politike shqiptare dhe autoritete të pushtetit lokal, ndër ta me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Loro Ndrekiç, Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Faik Nika, Kryetarin e Partise Forca, Nazif Cungu, Kryetarin e Partise Demokratike Shqiptare, Fatmir Gjeka, Zv. Kryetarin e UDSH, Znj. Hadixhe Gjoni. Gjate ketyre takimeve u diskutua miqesisht mbi fushat dhe rrugët e intensifikimit të marrëdhënieve midis dy vendeve duke, kontributit te faktorit politik shqiptar dhe ceshtjeve te tjera me interes te ndersjellte.