“Shqiponja e Artë”, vlerësim për kontributin e Diasporës

Gjatë Samititt të Diasporës u nda edhe çmimi “Shqiponja e Artë”, çmim i cili i`u kushtua që u ndanë sot, për herë të parë, qëllimisht nuk iu kushtua yjeve shqiptare të artit, të kulturës apo të shkencës. Në fjalën e tij KM Rama me rastin e dhënies së çmimit theksoi se që bashkë me duartrokitjet, vlerësimet, respektin botëror, ata kanë marrë të gjithë këto vite edhe shprehjen e vazhdueshme të mirënjohjes tonë. Shqiponjat e këtij edicioni të parë të Samitit të Diasporës janë simboli i mirënjohjes për grupe dhe individë më pak të njohur dhe shumë pak të vlerësuar publikisht, të cilat janë, në këndvështrimin tim, mishërimi i divizës së presidentit Kenedi: Mos pyet çfarë bën atdheu yt për ty, por çfarë bën t’i për atdheun tënd.

KM Rama falenderoi të gjithë laureatët e sotëm të “Shqiponjës së Artë”, siç i quajti ai për gjithçka kanë bërë për Shqipërinë dhe për shqiptarët. E po ashtu faleminderit nga zemra gjithë të tjerëve që pas asnjë pikë dyshimi e meritojnë këtë nderim e këtë respekt, qoftë dhe vetëm për faktin që nga 40 shtete të botës erdhën deri këtu për këtë Samit. Sepse e artë është vepra e të gjithkujt këtu, në të mirë të tokës së shqiponjave dhe e pafundme është mirënjohja e Shqipërisë për të gjithë ata që në emigracion i ngrenë lart vlerat e flamurit tonë kombëtar, apo nga emigracioni kanë ndihmuar mbijetesën e Shqipërisë në gjithë këto vite të vështira të kalimit nga diktatura komuniste në një demokraci europiane, theksoi Kryeministri.

Përmbledhja në fjalë është një qasje tejet interesante mbi rolin e diasporave, aftësitë e tyre edukuese, në sensin më pedagogjik të fjalës, duke shërbyer jo vetëm si kujdestare të një tradite, por si ura të një evolucioni organik dhe të bashkërenduar të mënyrave të jetesës, perceptimit të njërit-tjetrit dhe të raportit ndaj popujve të tjerë, mes bashkësisë kombëtare që jeton në vendin amë dhe asaj që jeton jashtë kufijve, përfundoi Kryeministri Rama.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00