Ministrja Xhaçka takon Oliver Varhelyi: Konferenca ndërqeveritare të mbahet në qershor, e kundërta do të dëmtonte vetë BE

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvilluar një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi.
Gjatë takimit, Ministrja Xhaçka theksoi se mosmbajtja e Konferencës së parë Ndërqeveritare në qeshor do të ndikonte negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.
“Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE , Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor”, u shpreh ministrja Xhaçka pas takimit.
Ministrja Xhaçka ndodhet në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës me Ministrat e Jashtëm të BE-së dhe Balkanit Perëndimor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Ventúrska 277/16,
811 01 Bratislava

Slovak Republic

Tel / Fax

Tel: 004212 638 100 50
Emergency call:
00421 904 801 391

E-MAIL

embassy.bratislava@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00