Takim joformal u zhvilla ne qytetin e Durresit Në takim, ishin te pranishem kryeministri i Kosovës në detyrë Isa Mustafa, ajo e Serbisë Ana Brnabiç, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ai i Malit të Zi, Dushko Markoviç si dhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiç. ne kete takim ishte i pranishem edhekomisioneri Johannes Hahn dhe Cyril Muller, zëvendëspresidenti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore.
Temat kryesore që u diskutuan ishin tregtia e lire, shërbimet, investimet dhe ekonomia digjitale. Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor diskutuan më tej per angazhimin maksimal në nivel të lartë në drejtim të zbatimit të Planit Shumëvjeçar të Veprimit për Zonën Ekonomike Rajonale për të cilën u ra dakord në Samitin e Triestes. Gjithashtu, rezultatet e deritanishme të Procesit të Berlinit dhe perspektivat e ardhshme të bashkëpunimit rajonal të Ballkanit Perëndimor ishin nder temat e diskutimit,