Articles

Ermonela Jaho shkëlqen në Teatro Real në Madrid

Albanian

U çel në mbrëmjen e 12 dhjetorit në Teatro Real në Madrid sezoni i operës “La bohème”, të kompozitorit Giacomo Puccini.  Në premierë shkëlqeu me performancën e saj të magjishme sopranoja jonë, zn. Ermonela Jaho.

Në rolin e Mimì-t, znj. Jaho dhuroi emocione të jashtëzakonshme tek publiku me një me kombinim të adhurueshëm të nivelit më të lartë artistik si në ekzekutim, ashtu dhe interpretim të këtij roli.

Në përfundim të shfaqjes pati nderin dhe kënaqësinë të urojë e përgëzojë artisten tonë ambasadori, z. Gazmend Barbullushi.

Asambleja e 24-të e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit

Albanian

Asambleja e 24-të e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) u mbajt në Madrid nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor 2021 me pjesëmarrjen e më shumë se 1000 përfaqësuesve të qeverive, kompanive dhe organizatave ndërkombëtare nga 135 vende, duke përfshirë Shqipërinë.
 
Delegacioni shqiptar kryesohej nga zv.ministrja e Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, znj. Vilma Bello.
 

Forumi VI Rajonal i Unionit për Mesdheun

Albanian

Në Barcelonë u mbajt Forumi i 6të i Unionit për Mesdheun, dt. 28 – 29 nëntor 2021, ku mori pjesë delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, SHTZ. Olta Xhaçka.
 
Si vend mesdhetar dhe pjesë e kulturës së jashtëzakonshme të këtij rajoni Shqipëria i kushton një rëndësi të veçantë Unionit dhe luan rol aktiv në aktivitetet e tij. Në veçanti Shqipëria synon intensifikimin e konektivitetit mes vendeve anëtare të kësaj inciative dhe të promovojë stabilitetin e sigurinë në këtë hapësirë të përbashkët.
 

Festa Kombëtare

Albanian

Me rastin e Ditës së Flamurit dhe 109 vjetorit të Pavarësisë, Ambasada Shqiptare në Madrid pati kënaqësinë të japë një pritje, të organizuar në datë 25 nëntor, 2021. Në nderim të kësaj dite të madhe morën pjesë personalitete të autoriteteve spanjolle, ambasadorë, miq, dashamirës dhe gjithashtu përfaqësues të komunitetit shqiptar në Spanjë.
 

Vizita e Kryeministrit

Albanian

Vizita e Kryeministrit

Më datë 4 tetor 2021 Kryeministri, z. Edi Rama, zhvilloi në Madrid vizitë zyrtare me ftesë të Presidentit të Qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, z. Pedro Sanchez.

Mbrëmje për Shqipërinë, Descubriendo Albania

Albanian

Mbrëmje interesante për Shqipërinë, organizuar më datë 16 shtator 2021, nga “Real Casino Madrid” dhe “Academia Diplomatica” me temë “Të zbulojmë Shqipërinë”

Një falënderim më se të përzemërt për organizatorët.

Prezantuan dhe diskutuan në panel:

Z. Gazmend Barbullushi, ambasador i Shqipërisë në Madrid

Z. Manuel Montobio, ambasador i parë i Spanjës në Tiranë, diplomat, shkrimtar dhe autor i  pesë botimeve kushtuar Shqipërisë

Z. Santiago de la Vela, kryetar ekzekutiv i Akademisë Diplomatike

Hyrja e udhëtarëve në Shqipëri, vjeshtë 2021

Albanian

Nga 6 shtator 2021, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, udhëtarët nga kufiri tokësor, detar apo ajror duhet të jenë të pajisur me një nga dokumentet e mëposhtme:

(1) certifikatën e vaksinimit, e cila është e vlefshme 14 ditë pas administrimit të dozës së dytë të vaksinës;

(2) përgjigjen negative të testit PCR të kryer deri në 72 orë para hyrjes ose të testit të shpejtë antigjen të kryer brenda 48 orëve para hyrjes;

(3) dokumentin e vlefshëm, që vërteton se keni kaluar ose shëruar nga Covid-19 deri në 6 muaj pas shërimit.

Pranohet certifikata e vaksinës për hyrjen në Spanjë

Albanian

Me urdhrin përkatës të ministrit të Brendshëm, që nga data 7/6/2021 të huajt nga vendet e treta, ku përfshihet dhe Shqipëria, të vaksinuar të paktën 14 ditë para udhëtimit, do të lejohen të hyjnë në territorin e Spanjës pa kufizime.

Udhëtarët si më sipër duhet të dëshmojnë me dokument vaksinimin e plotë të tyre dhe pranohen vetëm vaksinat e aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ose nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Këtu përfshihen: Pfizer-BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Janssen, Sinopharm dhe Sinovac-CoronaVac.

Regjimi i hyrjes dhe qëndrimit në Shqipëri, verë 2021

Albanian

Për të gjithë të interesuarit për të udhëtuar drejt Shqipërisë, njoftojmë se Shqipëria i ka hapur kufijtë në datën 1 qershor 2020.
Nuk ka asnjë kufizim në hyrje , qoftë test Covid-19 apo dokument i veçantë.
Për të gjithë individët që hyjnë në Shqipëri në rrugë tokësore :
•    Nuk aplikohet detyrimi i karantinimit 14 ditor përvec rasteve të veçanta me urdhër të autoriteteve shëndetësore;
•    Në pikat kufitare nuk kërkohen dokumenta specifikë, për të hyrë në territorin shqiptar;

Panairi i Turizmit FITUR 2021

Albanian

Në datat 19 – 23 maj 2021 në Madrid u mbajt në IFEMA Panairi i Turizmit FITUR2021. Megjithë kushtet e vështira të krijuara nga pandemia ky aktivitet u mbajt me sukses të plotë. Shqipëria kishte dhe këtë vit stendën e saj.

Me ftesë të Qeverisë Spanjolle në aktivitetet e FITUR 2021 mori pjesë delegacioni shqiptar i kryesuar nga Ministri për Turizmin dhe Mjedisin, z. Blendi Klosi.

Pages

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00