Asambleja e 24-të e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit

Asambleja e 24-të e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Turizmit (UNWTO) u mbajt në Madrid nga 30 nëntori deri më 3 dhjetor 2021 me pjesëmarrjen e më shumë se 1000 përfaqësuesve të qeverive, kompanive dhe organizatave ndërkombëtare nga 135 vende, duke përfshirë Shqipërinë.
 
Delegacioni shqiptar kryesohej nga zv.ministrja e Turizmit në Ministrinë e Turizmit dhe të Mjedisit, znj. Vilma Bello.
 
Fokusi qendror i Asamblesë ishte promovimi i turizmit në mbarë botën, pas ndikimit që pati pandemia Covid 19 në këtë sektor. Gjatë Kuvendit u zhvilluan dy seancat e Këshillit Ekzekutiv, e 114-ta dhe e 115-ta, punimet e të cilave u ndoqën dhe nga delegacioni i Shqipërisë.
 
Asamblea mori vendime të rëndësishme. Vendosi që Samarkandi, Uzbekistan, të mikpresë punimet e asamblesë së ardhshme në vitin 2023. Vendosi gjithashtu të emërojë edhe për një mandat tjetër sekretarin aktual të përgjithshëm të Organizatës.

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00