Dita e Shqipërisë në CAOC, 2020

Si për çdo vit, në bazën ajrore të forcave të NATO-s, në Torrejon të Spanjës, më datë 15 dhjetor 2020 u mbajt Dita e Shqipërisë me rastin e përvjetorit të 108të të pavarësisë. Ambasadori i RSH në Madrid, SHTZ Gazmend Barbullushi, ishte i ftuari i nderit dhe u prit nga komandanti i bazës, SHTZ LTG Fernando de la Cruz, dhe u shoqërua nga Kapiteni Anton Millja. Në prani të forcave ushtarake të bazës, të përbërë nga ushtarakë nga të gjitha vendet anëtare, u luajt Himni dhe u ngrit Flamuri Kombëtar i Republikës së Shqipërisë. .  

Në përshëndetjen e rastit ambasadori theksoi angazhimin e Shqipërisë në përbërje të forcave të Aleancës dhe rolin e saj si kontribuuese për sigurinë në rajon e më gjërë. Ky vit ka qenë i vështirë të të gjithë, është shprehur ambasadori, por ka treguar se qëndrojmë pranë njëri tjetrit më shumë se kurrë më parë e në solidaritet të plotë.

Krenarë të jemi anëtarë të NATO-s dhe të ndajmë vlerat e saj!

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00