Në Barcelonë u mbajt Forumi i 6të i Unionit për Mesdheun, dt. 28 – 29 nëntor 2021, ku mori pjesë delegacioni shqiptar i kryesuar nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, SHTZ. Olta Xhaçka.
Si vend mesdhetar dhe pjesë e kulturës së jashtëzakonshme të këtij rajoni Shqipëria i kushton një rëndësi të veçantë Unionit dhe luan rol aktiv në aktivitetet e tij. Në veçanti Shqipëria synon intensifikimin e konektivitetit mes vendeve anëtare të kësaj inciative dhe të promovojë stabilitetin e sigurinë në këtë hapësirë të përbashkët.
Gjatë këtij aktiviteti u festua për herë të parë Dita e Mesdheut, datë 28 nëntor.