Shërbime të Ambasadës

SHËRBIMET DHE TARIFAT KONSULLORE

Shërbimet konsullore që ofrohen  nga përfaqësitë kryhen vetëm përmes platformës së Shërbimeve Konsullore Online (SHKO).

Në portalin e-Albania:

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/Packages.aspx?lvl=2&path_code=29&cat_id=29

 

ose në portalin e MEPJ:

https://punetejashtme.gov.al/al/sherbime-dhe-mundesi/sherbimi-konsullor-online

 

Më poshtë janë listuar shërbimet që ofrohen nga Ambasada Madrid. Duke klikuar mbi secilin nga shërbimet konsullore të listuara më poshtë, keni mundësi:

(1) të informoheni mbi procedurat e çdo shërbimi konsullor, dokumentet e nevojshme, si dhe përcaktimin e afateve kohore dhe kostot përkatëse.

(2) në fund të çdo përshkrimi të secilit shërbim konsullor të klikuar, gjeni butonin “KLIKO KËTU”, i cila mundëson aplikimin direkt online në platformën SHKO:

 

Rrethi i juridiksionit konsullor:

Spanja dhe vendet e tjera të mbulimit:

– Spanja

– Andorra

– Marok

– Mauritani

 

Për shërbimet konsullore kryesore:

 

1. APLIKIM PËR ASISTENCË

0101-Asistencë e Përgjithshme

0102-Asistencë për Shtetasit Shqiptar të Humbur

0103-Asistencë për Shtetasit Shqiptar të Ndaluar ose të Burgosur

 

2. APLIKIM PËR FITIMIN, RIFITIMIN DHE LËNIE TË SHTETËSISË SHQIPTARE

0203-Rifitim Shtetësie

0204-Lënie Shtetësie

 

3. APLIKIM PËR PASAPORTË DHE KARTË IDENTITETI

Pranë Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore sa vijon:

  • Ambasadat e Republikës së Shqipërisë: Athinë; Romë; Londër, Bruksel, Stokholm, Berlin, Paris 
  • Konsullatat e Përgjithshme: Selanik, Milano, Bari, Mynih, Stamboll / Zyra Konsullore: Nju Jork

 

4. APLIKIM PËR LEJE KALIMI (LAISSEZ PASSER)

04-Leje Kalimi

0401-Leje Transport Trupi

 

5. APLIKIM PËR AKTE TË GJENDJES CIVILE

0501-Regjistrim fëmije

0503-Regjistrim Martese

0504-Vërtetim për Çertifikatë Martese

0505-Regjistrim Vdekje

0508-Lidhje Martese me shqiptar

0509-Lidhje Martese me të huaj

0510-Leje Martese

 

6. APLIKIM PËR AKTE NOTERIALE

0601-Prokurë e Posaçme

0602-Autentifikim nënshkrimi

0603-Ekstrakt dokumenti (Dublikatë)

0604-Deklaratë noteriale

0605-Procesverbal

0607- Deklaratë (të ndryshme)

 

 

7 - VËRTETIME

0701-Vërtetim Konsullor mbi të Dhënat e Sakta

0702-Vërtetim Konsullor Identiteti

0703-Vërtetim Çertifikatë Martese

0704-Vërtetim Konsullor (të ndryshëm)

0705-Vërtetim Konsullor mbi të dhënat personale

0706-Vërtetim Çertifikatë Lindje

0707-Vërtetim Çertifikatë Familjare

0708-Njëhsim me Origjinalin

0709-Vërtetim mbi Verifikimin e Lejes së Drejtimit (për Denoncim ose Konvertim)

 

8. APLIKIM PËR PËRKTHIME

08-Vërtetim Përkthimi

 

9. APLIKIM PËR LEGALIZIME*

09-Legalizim i dokumenteve të huaja

 

Shënim i rëndësishëm:

(*) Ky shërbim nuk i është i mundur për Spanjën dhe Andorrën, me të cilat zbatojmë regjimin e Apostillës.

- Sipas këtij regjimi të gjitha dokumentet zyrtare të lëshuara nga administrata shqiptare dhe që do të paraqiten në Spanjë dhe Andorra do të paraqiten në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme për t’u pajisur me vulë apostilë.

- Të gjitha dokumentet e lëshuara nga administrata në Spanjë dhe Andorra dhe që do të paraqiten në Shqipëri do të pajisen paraprakisht me vulë apostilë nga autoritetet përkatëse të këtyre vendeve.

 

10. APLIKIM PËR VIZË

10. Aplikim për Vizë për të Huajt

 

TARIFAT KONSULLORE

Tarifat për shërbimet konsullore rregullohen në mbështetje të nenit 11 në Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” si dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave dhe Ministrit të Punëve të Jashtme nr. 37, dt. 31.12.2014, “Për përcaktimin e tarifës për shërbimet konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme apo ambasadave tona jashtë vendit”, i ndryshuar.

 

I. Tarifat për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit në përfaqësi

1. Pasaportë biometrike

– Belgjikë: 170 €

– Francë: 170 €

– Greqi, Itali :130 €

– Mbretëria e Bashkuar: 144 GBP

– SHBA/Nju Jork: 240 $

– Gjermani/Mynih: 170 €

2. Letërnjoftim

– Belgjikë: 16 €

– Francë: 16 €

– Greqi, Itali :12 €

– Mbretëria e Bashkuar: 13 GBP

– SHBA/Nju Jork: 18 $

– Gjermani/Mynih: 16 €

3. Lejekalimi lëshuar nga përfaqësitë: 30 €

3a. Leje kalimi për transport të vdekuri/hiri: 0 €

 

II. Tarifat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:

1. Certifikatë e çdo lloji lëshuar për shtetasit shqiptarë: 30 € (

2. Certifikatë e çdo lloji lëshuar për shtetasit e huaj: Reciprocitet

3. Vërtetim i çdo lloji lëshuar për shtetasit shqiptarë: 30 €

4. Vërtetim i çdo lloji lëshuar për shtetasit e huaj: Reciprocitet

5. Verifikimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë: 10 €

6. Legalizimi i dokumentit për shtetasit shqiptarë: 15 €

6a. Legalizimi i dokumentit për të vdekurin: 0 €

7. Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj: Reciprocitet

 

Shënim i rëndësishëm:

(*) Me Spanjën dhe Andorrën, zbatojmë regjimin e Apostillës, tarifat e së cilës aplikohen nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.  

 

III. Tarifat për lëshimin e akteve noteriale dhe përkthimin e dokumenteve

1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, garancive dhe prokurave të posaçme : 20 €/faqe

2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve: 10 €/faqe

3. Përkthimi i dokumenteve dhe certifikimi i përkthimit: 10 €/faqe

 

IV. Tarifat e vizave

Tarifat e vizave caktohen me VKM 513/13: Tarifat e vizave për të huajt;

 

V. Marrje dhe lënie shtetësie

1. Marrje shtetësie: 30 €

2. Lënie shtetësie: 30 €

 

VI. Pagimi i tarifave konsullore

Pagesat për tarifat kryhen kurdoherë vetëmpërmes transfertave bankare, me parapagim.

Banco: BBVA

Embajada de Albania

Nr. i llogarisë/de Cuenta: IBAN ES93: 0182-4028-7302-0154-6839

Subjekti i pagesës: “Emri, mbiemri” i aplikantit për shërbimin konsullor

Adresa

Embajada de Albania
Calle Lagasca, 68 . 1ºB,
28001 MADRID

Tel / Fax

Tel. +34 91 562 6985
Fax. +34 91 561 3775
Nr. i emergjencës:+34 606 376 830

E-MAIL

embassy.madrid@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00