25 vjet Shkolla Shqipe e Vallezimit "SHOTA"

Ne date 10 nentor u organizua ne Schlieren te kantonit te Zyrihut festa e 25 vjetorit te krijimit te Shkolles Shqiptare te Vallëzimit „Shota“. Ne kete eveniment festiv,artistet e talentuar te kesaj shoqate dhane nje shfaqe kulturore nga repertori i pasur i saj.
Ceremonia u hap me nje perkujtimore per artistin e madh, themeluesin e kesaj shkolle Agron Bajramin i cili nderroi jete para kohe para disa muajsh.
Ceremonine e pershendeten Ambasadorja e Kosoves Nazane Breca, i ngarkuari me pune i Maqedonise Halim Hyda, ish ambasadori i Kosoves Naim Malaj, ish ambasadori i Shqiperise Vladimir Thanati etj. 
Ambasadori i Shqiperise Iliri Gjoni ne fjalen e tij pershendetese nenvizoi rolin dhe kontributin qe shkolla e vallezimit Shota ka dhene e jep në promovimin e traditës kulturore shqiptare, ne rolin e saj edukativ per brezin e ri te diaspores dhe percimin e vlerave tona kombetare ne Zvicer.
Ambasadori Gjoni , ne emer te ambasades se RSH ne Zvicer i dorezoi zonjes Lirie Bajrami, Drejtoreshe e Shkolles, Certifikaten e Mirenjohjes me motivacion per kontribute te shquara ne promovimin e vlerave kombetare.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00