50 vjet marrëdhënie diplomatike: Z. Ignazio Cassis, Ministër i Jashtëm i Konfederatës Zvicerane viziton Shqipërinë

Në datë 23 nëntor 2020, Këshilltari Federal z. Ignazio Cassis, zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri për të shënuar 50 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Zoti Cassis, u takua me Kryeministrin e Shqipërisë z. Edi Rama dhe Ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Gent Cakaj.
Takimet u fokusuan në çështje me interes të ndërsjellë, në një retrospektivë të 50 viteve të marrëdhënieve intensive diplomatike, si dhe mbështetjen reciproke të kandidaturave për Këshillin e Sigurimit të OKB.
Në takime po ashtu u diskutua çështjet që lidhen me Konferencën e ardhshme të Ministrave të Jashtëm të OSBE të datës 3 dhjetorit 2020, kryesia shqiptare e OSBE. Pjesë e agjendës së bisedimeve do të jenë edhe çështje që lidhen me hapat e Shqipërisë drejt integrimit Evropian dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Ministrit Casiss u takua  me Presidentin e Republikës z. Ilir Meta, si dhe një vizitë në Shijak, zonë e prekura nga tërmeti i nëntorit 2019, të cilat po rindërtohen me financime zvicerane.
Vizita e zotit Cassis në Shqipëri, është e para e këtij niveli, pas vizitës së Ministrit të Jashtëm të Zvicrës, z. Joseph Deiss, në vitin 1999.

Departamenti Federal i Punëve të Jashtme i ka dhënë një jehonë të gjerë vizitës zyrtare të ministrit të jashtëm zviceran, Ignazio Casiss, në Tiranë në 23 nëntor 2020.
Më poshtë po ju përcjellim linkun e MPJ zvicerane ku pasqyrohet vizita e z.Casiss në Shqipëri.
https://www.eda.admin.ch/eda/en/fdfa/fdfa/aktuell/newsuebersicht/2020/11...
https://www.eda.admin.ch/eda/en/fdfa/fdfa/aktuell/news.html/content/eda/...
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00