Më datë 20 janar, Ambasada zhvilloi në ambjentet e saj aktivitetin në kuadër të konkursit “ Ti Shqipëri më jep nder” me pjesëmarrjne e fëmijëve të cilët kanë paraqitur punimet e tyre në këtë konkurs. Në aktivitet ishin edhe prindër të shkollës së gjuhës shqipe të Ostermundigenit, mësuesja e kësaj shkolle. Ambasadori z. Ilir Gjoni, duke folur për rëndësinë që ka mësimi i gjuhës shqipe , motivimi i nxënësve dhe studentëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër, për të konsoliduar dijet për vendin e tyre të origjinës, falenderoi shkollën Ostermundigen për përpjekjet që bën për ruajtjen e vlerave të kombit tone.
Ambasadori, i dorëzoi znj. Idaije Jashri, mesuese në shkollën e Ostermundigenit një Çertifikatë Mirënjohje, si edhe letrën e falenderimit që Ministrja e Arsimit dhe Sporteve znj. Lindita Nikolla I drejtonte nxënësve prindërve dhe mësueses së shkollës Ostermundigen, për shembullin dhe imazhin pozitiv që kjo shkollë transmeton edhe që përbën model edhe për shkollat e tjera në diasporë .
Ambasada me kete rast u dergon nje falenderim të veçantë edhe të gjithë shollave dhe nxënëseve që morën pojesë në këtë konkurs duke shprehur besimin se do të vijojnë me devotshmërinë që ata tregojnë për mësimin e gjuhës, historisë dhe kulturës tone.