Në këtë 550 vjetor të vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Ambasada Shqiptare në Bernë hapi siparin e aktiviteteve në kuadër të “Vitit mbarëkombëtar të Gjergj Kastriot Skënderbeut”, në qytetin e Gjenevës.
Ambasada ne bashkepunim me Prof. Astrit Leken, nismetar dhe autor i vendosjes se bustit te Skenderbeut ne Gjeneve dhe Shoqaten SOLIDEST, organizuan nje ceremoni përkujtimore përpara bustit të Skenderbeut.
Ne kete ceremoni merrnin pjesë Ambasadori i Shqiperise ne Berne z.Ilir Gjoni,Ambasadorja e Misionit te Perhershem ne Gjeneve, znj. Filloreta Kodra, Ambasadorja e Kosoves znj. Nazane Breca, Konsulli i Pergjithshem i Kosoves ne Gjeneve z. Ramadan Avdiu,personalitete të kantonit të Gjenevës, historianë, shoqata kulturore të komunitetit shqiptar, etj.
Ceremoninë e pëshëndeti ambasadori Ilir Gjoni.