Më 24 shkurt 2017, Ambasada shqiptare, në bashkëpunim me revistën letrare zvicerane ORTE dhe Qendrën Interkulturore “Zentrum 5” drejtuar nga shqiptarja znj.Brikela Andrea, organizoi një mbrëmje letrare. Aktiviteti u organizua në kuadër të promovimit të botimit të ciklit me poezi në gjuhën gjermane të poetëve shqiptarë Gazmend Krasniqi, Ledia Dushi, Luljeta Lleshanaku, Manjola Brahaj, Arian Leka, Rudian Zekthi dhe Visar Zhiti nga revista letrare ORTE.
Aktiviteti i shërbeu promovimit të vlerave kulturore të vendit tonë si dhe forcimit të bashkëpunimit me rrethet letrare zvicerane. Në aktivitet morrën pjesë shkrimtarë shqiptarë dhe zviceranë, publicisë, gazetarë, njohes të poezisë dhe artit shqiptar etj.
Vlerat artistike të poetëve shqiptarë, u vlerësuan nga referuesit z. Enver Robelli ,gazetar i gazetës Tages Anzeiger, si edhe z.Shaip Beqiri, shkrimtar dhe ish kryetar i shoqatës së artistëve shqiptarë në Zvicër.
Të pranishmit i përshëndeti edhe ambasdori i Shqipërisë z. Ilir Gjoni.