Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, z.Ilir Gjoni ka marrë pjesë në takimin e përvitshëm të Trupit Diplomatik të akredituar në Bernë, i organizuar nga Presidenti i Konfederatës Zvicerane, z. Guy Parmelin. Këtë vit, takimi ishte konceptuar si një vizitë tematike në kantonin Vaud ku në fillim u vizitua muzeu i Charli Chaplin e me pas një udhëtim me anije nga Veveja në Lozanë për të përfunduar me vizitën dhe darkën zyrtare në Shkollën prestigjioze të Hotelerisë së Lozanës.
Ambasadori Gjoni, i shprehu nga afër z. Parmelin mirënjohjen në emrin e popullit shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës në ndërtimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik e fuqizimin ekonomik të Shqipërisë, si edhe një falënderim të veçantë për mbështetjen që Zvicra i dha Shqipërisë pas tërmetit të 2019-ës si dhe gjatë periudhës së pandemisë.