Ambasadori merr pjesë në ceremoninë që shënon 30 vjetorin e themelimit të shoqatës humanitare ASED ( Action de Soutien a l’Enfance Domunie)

Ambasadori Ilir Gjoni mori pjesë në festimin e 30 vjetorit të shoqatës humanitare ASED ( Action de Soutien a l’Enfance Domunie) me seli në Gjenevë e cila përmes veprimtarisë së saj u ka ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë në mbarë botën. 

Që nga viti 1993, kjo shoqatë është aktive edhe në Shqipëri duke realizuar një sërë projektesh tepër të rëndësishme për tu ardhur në ndihmë fëmijëve në nevojë, duke ngritur qëndra të kujdesit, shkolla, spitale e duke trainuar personel të specializuar për të trajtuar raste specifike për nevoja të veçanta. 
 
Shqipëria dhe shqiptarët i janë mirënjohës të gjithë aktivistëve të kësaj shoqate të cilët me punën dhe vetmëohimin e tyre jo vetëm kanë kontribuar për tu lehtësuar jetën fëmijëve në nevojë, por dhe kanë krijjuar një lidhje miqësore e vëllazërore me Shqipërinë dhe Shqiptarët.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Pourtalesstrasse 45 A,
CH-3074 Muri bei, Bern

Tel / Fax

Tel. +41319526010
Fax +4131 9526012
Nr. i emergjences: +41774099729

E-MAIL

embassy.bern@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00